MENU
klinika

Pas deklaratave të kryeministrit Rama për bashkimin Shqipëri-Kosovë

Reagon Ministria e Jashtme e Rusisë: E papranueshme!

11.10.2021 - 10:06

Ministria e Jashtme e Rusisë ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama, i cili në një intervistë televizive u shpreh se bashkimi Shqipëri-Kosovë mbetet një aspiratë e tij.

“Ne e konsiderojmë deklaratën e Kryeministrit të Shqipërisë E. Rama mbi bashkimin e Shqipërisë dhe Kosovës absolutisht të papranueshme. Promovimi i planeve për krijimin e një “Shqipërie të Madhe” bie ndesh me dispozitat e Rezolutës 1244 të KS të OKB-së dhe minon stabilitetin në rajon. Është veçanërisht e çuditshme të dëgjosh se shkelja e dokumentit themelor për zgjidhjen e Kosovës deklarohet si qëllimi kryesor i karrierës politike të udhëheqësit të njërit prej vendeve të rajonit të Ballkanit”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Jashtme Ruse.

Deklarata është bërë nga zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme ruse, Maria Zakharova, dhe është publikuar në uebsajtin e Ambasadës së Rusisë.

Gjatë intervistës në “Zonë e Lirë” kreu i qeverisë Rama u pyet nëse synimi i tij është të jetë president i Shqipërisë dhe Kosovës.

Rama u përgjigj duke thënë se: “Nuk është në planet e mia. Bashkimi Kosovës me Shqipërinë po. Kjo nuk është projekt personal, kjo është aspiratë. Ambicia ime është të kem një jetë të tretë, që të mos ketë lidhje me politikën e përditshme”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Juristi: Në ruspën e madhe të pushtetit mund të bjerë kushdo

Kryetarja e bashkisë Himarë u zgjodh edhe me tre vota të “rrjedhura” nga opozita

Dosja “5D”/ Mariglen Qato edhe Redi Molla i dhanë 11 tendera kompanisë së vet!

Si ranë në pranga 9 ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës dhe biznesmenë

Me firmën e tij ‘avulluan’ 140 milionë lekë në Fier!

Vetting/ ‘Dora e zezë’ e Ceno Klosit edhe tek Inceneratorët!