MENU
klinika

Para Presidencës

Përplasen tifozët, ndërhyn policia

12.10.2021 - 19:14

E gjithë vëmendja sot është me sytë nga kuqezinjtë e Kombëtares shqiptare, që do të luajnë në orën 20:45 ndaj Polonisë në “Air Albania”, sfidë shumë e rëndësishme për Botërorin.

Pjesa më e madhe e tifozëve të Kombëtares kanë hyrë brenda në stadium, por ka ende që janë në sheshin “Nënë Tereza” apo në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Dhe në një moment, teksa kanë qenë duke u shkëmbyer, tifozët kuqezinj të ardhur nga Prishtina janë përplasur me ata polakë, dukshëm në numër të vogël. Fatmirësisht, nuk janë përleshur dhe nuk raportohet ndonjë incident. Kjo falë ndërhyrjes së Policisë, që ka qenë prezentë në atë moment.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN