MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Përse diabetikët duhet të hanë më shumë sardele?

13.10.2021 - 08:44

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Përse diabetikët duhet të hanë më shumë sardele?

Mjeku: Yndyrnat e shëndetshme dhe diabeti kanë një lidhje pozitive domethënëse pasi rregullojnë qarkullimin e mirë të gjakut dhe largojnë inflamacionin në organizëm. E një nga burimet më të mëdha të yndyrnave të shëndetshme është peshku dhe konkretisht sardelet. Këtë e provon edhe një studim i fundit nga studiuesit spanjollë të cilët i rendisin sardelet në majën e ushqimeve për parandalimin e diabetit.

Ekspertët përzgjodhën 152 pacientë të prekur nga paradiabeti të moshave 65 vjeç e lart për të ndjekur regjimin me bazë yndyrnat e shëndetshme. Pacientët u ndanë në dy grupe që ndoqën regjime të ndryshme ku njëri prej tyre duhet të konsumonte rreth 200 gramë sardele në javë. Kjo është e barabartë me dy konserva sardelesh në javë të cilat duhet të konsumoheshin bashkë me pjesën e halave të shtyllës kurrizore.

Halat janë të pasura me vitaminë D që gjithashtu i japin një sërë vlerash organizmit. Të dhënat e këtij studimi treguan se personat të cilët i’u nën shtruan regjimit me bazë sardelet për 1 vit patën ulje të rriskut nga diabeti nga 37% në vetëm 8%. Benefitet e këtij regjimi u vunë re edhe në parametra të tjera të organizmit si përmirësimi i presionit të gjakut, triglicerideve dhe balancimi i kolesterolit në gjak. Ndërsa për të gjithë ata që nuk e ndoqën këtë regjim, pasi një viti rrisku i prekjes nga diabeti ra nga 27% në 22%.

Çfarë këshillojnë ekspertët?

Doktoreshë Diana D.Rizzolo, autore kryesore e studimit dhe studiuese pranë Universitetit Oberta për Shkencat e Shëndetit në Katalunja shpjegon se përse mjekët duhet të fillojnë t’i rekomandojnë më shumë sardelet në regjimet ushqimore. Kjo duhet të jetë veçanërisht e rëndësishme për shëndetin e personave mbi 65 vjeç.

Përveçse janë shumë të lehta për t’u gjetur si të freskëta po ashtu edhe në formën e konservave janë një vlerë e vërtetë për organizmin. Të njejtën gjë nuk mund të themi për suplementët e gatshëm si vitaminat omega-3, vaji i peshkut apo vitamina D. Megjithëse edhe ato i dhruojnë një sërë vlerash organizmi, ekspertët nuk japin sigurinë e efektit aq sa sardelet e freskëta.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.