MENU
klinika

Kontrollet për vjedhjen e energjisë

Policia zbulon biznesin që prodhonte Bitcoin në Krujë!

22.10.2021 - 10:59

Një aksion kontrolli kundër vjedhjes së energjisë elektrike po zhvillohet nga Drejtoria e OSHEE në Krujë.

News 24 raporton se gjatë kontrolleve në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, në 250 subjekte private janë proceduar penalisht 5 shtetas, ndër to dhe një biznes privat pa kontratë të cilit iu gjetën makineri të prodhimit të kriptomonedhave (bitcoin).

Laboratori i bitcoin u zbulua në hyrje të qytetit të Krujës. Për laboratorin e bitcoin u procedua penalisht pronari i objektit, shtetasi me iniciale F.M., pasi laboratori nuk figuron në emër të askujt.

Mësohet se aksioni sapo ka nisur dhe do vijojë për një kohë të pa përcaktuar.