MENU
klinika

Varshavë: premierë!

Premton sukses ”Virgjëresha shqiptare”

17.10.2021 - 17:26

         Prodhimi shqiptar, një film kushtuar dashurisë në dimensione më të mëdha, ku feminiteti vjen edhe në një trajtë mashkullore në dukje, por veshja dhe qëndrimi prej burrneshe ka për qëllim çlirimin. Dhe kjo, haset në Shqipëri.

Kanuni, komunizmi dhe femra shqiptare bashkohen në filmin e Bujar Alimanit.

“Virgjëresha shqiptare” trajton fatin e një gruaje, të disave prej tyre, në veriun e vendit, gjatë komunizmit, duke shpërfaqur fate të pashmangshme mes gjakmarrjes dhe nevojës për të ngritur krye.

“Ky film është një himn për femrën, jo në kuptimin e forcës që merr duk u bërë burrë, por të humanizmit dhe brishtësisë.

Është një film për dashurinë, në fakt. Dashuria nuk është vetëm erotika, por dashuria, njerëzia që një femër ose një mashkull mund të japë”, – thotë regjisori Bujar Alimani.

Luana vendos të bëhet burrë, për të shmangur martesën me një vrasës dhe për të marrë hakun e babait, duke sakrifikuar jetën e saj prej gruaje dhe tundjen e një djepi.


Aktorja Rina Krasniqi thotë, se “histori të tilla shqiptare autoktone, që në esencë janë të dhimbshme, kërkojnë sakrificë të madhe dhe gjenerojnë emocion të sinqertë. Janë histori të nënave, grave dhe motrave shqiptare, zëri i të cilave, shpesh nuk dëgjohet. Ndërkohë që shtyllat e familjeve shqiptare, janë gratë”.

”Virgjëresha shqiptare” u vlerësua me çmimin e jurisë dhe atë ekumenik, në festivalin e Varshavës. Një kastë e njohur aktorësh, si: Viktor Zhusti, Nik Xhelilaj, Alban Ujkaj, Lulzim Zeqja, Gëzim Rudi, etj., si edhe këngët e Eda Zarit, shoqërojnë realizimin shqiptar.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Mesazhi i fortë që Rocky Balboa i dha djalit

‘Derisa të besosh te vetja, nuk ke për të pasur një jetë’


U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit