MENU
klinika

Virtuozi shqiptar i botës

Presidenti Mattarella dekoron Olen Çezarin

12.10.2021 - 16:12

        Violinisti shqiptar nderohet nga Presidenti i Republikës Italiane, me dekoratën “Commendatore dell’Ordine della Stella d’Italia”.

Ky titull i është akorduar Olen Çezarit, këtij artisti me përmasa botërore, nga presidenti i Italisë, Sergio Mattarella dhe i është dorëzuar artistit durrsak nga ambasadori i Italisë në Tiranë, Fabrizio Bucci, në një ceremoni ku ishin të pranishëm personalitete të vendit, artistë të shquar e diplomatë.

Olen Çezari konsiderohet si një nga violinistët më të mëdhenj në botë. Kompozitor eklektik dhe virtuoz i violinës, ai është një artist i jashtëzakonshëm.

I lindur në Durrës, ai u diplomua në moshën 14 vjeç në Institutin e Lartë të Artit në Tiranë. Në moshën 17 vjeç u diplomua me nderime nga Santa Cecilia (deri më sot ai është violinisti më i ri me një diplomë në historinë e konservatorit romak) dhe vitin tjetër në Mozarteum në Salzburg.

Oleni ka luajtur në tempujt e mëdhenj të muzikës botërore, nga teatri i lashtë i Taormina në Wiener Konzerthouse në Vjenë, nga Carnegie Hall në New York në Auditorium Parco della Musica në Romë, nga Teatri Le Palace i Parisit në Teatromonumental RTVE në Madrid.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit