MENU
klinika

Mblidhet edhe Këshilli Kombëtar për Integrimin Europian

Progres-raporti i KE-së për Shqipërinë, Rama konferencë me ambasadorin e BE-së Luigi Soreca!

20.10.2021 - 09:24

Një ditë pas zbardhjes së progres-raportit të Këshillit Europian për Shqipërinë, kryeministri Edi Rama dhe ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca po zhvillojnë një konferencë për median në kryeministri.

Sot po ashtu do të zhvillohet edhe takimi i radhës i Këshillit Kombëtar për Integrimin Europian (KKIE). Në këtë takim do të prezantohet “Raportit Vjetor i Komisionit Europian për Shqipërinë”. Fjala përshëndetëse do të mbahet nga Kryetarja, Jorida Tabaku dhe Nënkryetari i Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian, Taulant Balla.

Më pas fjalën do e marrin, Olta Xhaçka, Ministër për Europën dhe Punët e Jashtme si dhe Zef Mazi, Kryenegociator i Shqipërisë me Bashkimin Europian, për të informuar anëtarët dhe të ftuarit e përherëshëm të KKIE mbi hapat për ndjekjen e rekomandimeve të këtij Raporti.

Gjatë takimit do ta marrin fjalën edhe përfaqësues të PD, Gazment Bardhi, Agron Gjekmarkaj, Albana Vokshi, Oerd Bylykbashi.

Një ditë më parë Komisioneri i Bashkimit Evropian për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Oliver Varhelyi tha se Shqipëria i ka përmbushur kushtet për të hyrë në BE. Komisioneri ka theksuar se Shqipëria ka arritur rezultate të dukshme me reformat.

Report Tv zbardhi progres raportin për Shqipërinë, ku edhe në këtë raport KE rekomandon hapjen e  negociatave për Shqipërinë, pasi i ka plotësuar kushtet. Reforma administrative territoriale është një tjetër pikë e prekur në Raport ku theksohet se duhet të vijojë decentralizimi i pushtetit lokal dhe të bëhet më shumë për autonominë dhe financat e bashkive. KE thotë se Shqipëria ka shënuar përparim në forcimin e luftës kundër korrupsionit dhe ka bërë përparim të mirë në luftën kundër krimit të organizuar, duke shënuar rezultate të mira në këtë drejtim.

U plagos me thikë gjatë sherrit ku u vra Martin Cani

Del nga spitali 14-vjeçari Luis Meçja

Katedralja 860-vjeçare përfshi nga flakët, 5 vite më parë

Rihapet ‘Notre Dame’ pas restaurimit!

Shënimi i 80 vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë

Kryeministri Rama homazhe në Varrezat e Dëshmorëve