MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Pse frutat e thata konsiderohen ushqim ideal?

22.10.2021 - 07:04

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti:Pse frutat e thata konsiderohen ushqim ideal?

Mjeku:Frutat e thata janë shumë të njohura për një mori arsyesh. Konsumi i tyre ndikon jo vetëm për një shëndet më të mirë, por ofron shumë minerale esenciale, vitamina dhe fibra që ju nevojiten çdo ditë. Frutat e thata nuk prishen shpejt dhe janë një ushqim ideal për t’u pasur gjithmonë me vete.

Frutat e thata janë një mënyrë e mirë për të arritur qëllimin e ngrënies së të paktën 2 racioneve me fruta në ditë. Ato qëndrojnë të freskëta për një kohë të gjatë dhe janë të pasura në kalium, fibra, antioksidant e vitamina. Gjithsesi, përmbajnë edhe shumë kalori për një sasi të vogël, kështu që është e rëndësishme të mos teprohet me to.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim