MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Pse jam duke humbur peshë?

31.10.2021 - 12:08

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Unë jam një 87 vjeçar. Gjatë vitit të kaluar kam humbur peshë të konsiderueshme dhe pa asnjë arsye. Mjeku im, duke mos gjetur ndonjë arsye për humbjen e peshës, më këshilloi të ha akullore. Por a nuk është kjo e rrezikshme për zemrën?

Mjeku: Duke supozuar se keni humbur një sasi të konsiderueshme (si 10% të peshës suaj origjinale) gjatë 6 deri në 12 muaj, mjeku juaj ka të drejtë t’ju testojë për sëmundje të ndryshme që mund të shkaktojnë humbje peshe. Kur humbja e peshës është shkaktuar nga një sëmundje (si kanceri ose infeksioni kronik), zakonisht ndodh sepse sëmundja ka ndikuar në uljen e oreksit te personi. Përjashtim bën një tiroide tepër aktive (hyperthyroidism): kjo gjendje rrit si oreksin ashtu edhe humbjen e peshës. Në rastin tuaj, për fat të mirë, mjeku nuk ka gjetur ndonjë dëshmi për sëmundje serioze. Por nëse humbja e peshës vazhdon, mjeku ndoshta do të përsërisë disa nga testet.

Sa për akulloret, nëse nuk keni sëmundje të zemrës ose nuk keni patur goditje në të kaluarën, dhe nëse keni mbajtur një dietë të shëndetshme gjatë jetës suaj, rreziku nga akullorja është i ulët. Pra, unë ju rekomandoj që të ndiqni këshillën e mjekut tuaj.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.