MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Pse nuk duhet t’i lajmë dhëmbët direkt pas ngrënies?

27.10.2021 - 09:03

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Pse nuk duhet t’i lajmë dhëmbët direkt pas ngrënies?

Mjeku: Lani dhëmbët me furcë të paktën një orë pas ngrënies, veçanërisht nëse keni pasur ushqime acidike, për të mbrojtur smaltin e dhëmbëve tuaj. Dhëmbët dhe mishrat e tyre te shëndetshëm janë jetik për shëndetin e përgjithshëm.

Por kur vjen puna te larja e dhëmbëve, tregohuni të zgjuar në lidhje me kohën.

Prisni të paktën një orë pas ngrënies, veçanërisht nëse hani ushqime acidike ose pini sode. Kjo i jep kohë smaltit tuaj për t’u ngurtësuar përpara se të lani.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.