MENU
klinika

10 arsye

Pse SHBA dhe BE s’do e mbështesin Vetingun e politikanëve!

23.10.2021 - 20:34

Nga Kreshnik Spahiu
E keni parë heshtjen e ambasadores amerikane Yuri Kim për Vettingun e Lulzim Bashës?
Po ambasadorët e tjerë i keni parë që as e merr kush seriozosht?
E keni vënë re ndryshimin e angazhimit amerikan për Vetingun në gjyqësor krahasuar me indiferencën e Vetingut të politikanëve?
Ka disa arsye që justifikojnë mos mbështetjen amerikane dhe europiane ndaj projekt-ligjit Basha për Veting sepse:
– Lulzim Basha po luan bllofin dhe nuk e ka seriozosht Vetingun në politik.
– Vetingu në politik nuk ekziston si model juridik dhe ligjor në asnjë shtet europian apo nëpër botë.
– Vetingu i politikës është votimi popullor dhe jo politik. Populli nëpërmjet votës është sovrani.
– Vetingu politik s’mund jetë anolog me gjyqësorin. Gjyqtarët emërohen, ndërsa politikanët zgjidhen.
– Vetingu në gjyqësor mjafton që, gjyqtarët e pavarur të dënojnë politikanët e korruptuar.
– ILDPK është institucion i investuar nga amerikanët dhe projektet e Bashkimit Europian për kontrollin e pasurive të politikanve dhe i mjaftueshëm, për të skanuar pastërtinë e politikanëve.
– Basha dhe Rama nuk kanë moralin për të kontrolluar pastërtinë e politikanve të tjerë.
– SHBA s’mund lejoj që një projekt Basha-Rama të mbivendosi projektet e tyre në Shqipëri.
– Vettingu i Bashës, bëhet për interesa personale që të shkatërrojë pluralizmin dhe eleminojë kundërshtarët e tij politik.
– SPAK nuk mund të marrë kompetenca për të kontrolluar pushtetin legjislativ dhe ekzekutiv kur nuk është kryer asnjë vepër penale.
– Lulzim Basha është i vetmi politikan në 15 vitet e fundit që ka 5 dosje dhe akuza për abuzim me pushtetin në prokurori dhe s’mund të jetë protagonist i pastërtisë së figurës së politikanëve.

Për këto arsye, SHBA dhe BE nuk mund t’ia besojnë Vettingun politik Lulzim Bashës.
Është e vërtetë që SHBA po e kontakton shpesh Lulzim Bashën, por mos harroni që “detyra e shtëpisë” që i ka caktuar Amerika, është: Largimi i Berishës.
Këtu mbyllet detyrimi i Lulzimit, por edhe mbështetja amerikane ndaj Lulzimit.
Nuk ka shans që Amerika ti besoj Lulzimit, çelsat e filtrave në politik, sepse Departamenti i Shtetit ka folur troç: “Berisha me korrupsionin e tij, minoi demokracinë dhe pasuroi aleatët e tij”.
E kush përfitoi më tepër nga korrupsioni dhe pushteti i Berishës?
Pa dyshim Lulzimi: 16 poste, në 16 vjet.