MENU
klinika

“Ballkani i Hapur”

Rama: Nuk do kemi asnjë rrugë tjetër! Të gjithë do e përqafojnë

21.10.2021 - 20:09

Kryeministri Edi Rama foli sërish për “Ballkanin e Hapur”, duke u shprehur prerë se Shqipëria duhet të nisë me shtjellimin dhe zbatimin e kësaj nisme.

Duke folur në përvjetorin e Fondacionit Gjerman “Friedrich Ebert” në Shqipëri, Rama tha prerë se nuk do të ketë rrugë tjetër për asnjë nga vendet e Ballkanit Perëndimor, përveçse të bëhet pjesë e “Ballkanit të Hapur”.

“Ballkani i Hapur është ideja e duhur në kohën e duhur dhe pa diskutim që të gjithë do ta përqafojnë këtë ide hap pas hapi. Shqipëria nuk ka kohë për të humbur, por duhet të nisë me shtjellimin dhe zbatimin e kësaj ideje. Pa diskutim që kjo është e ardhmja, nuk ka asnjë mundësi tjetër përveçse të hapemi me njëri-tjetrin.

Kështu fitojmë kohë nga e ardhmja, sepse sidoqoftë, Ballkanin e Hapur do të jemi të detyruar ta bëjmë dhe s’do kemi rrugë tjetër, në momentin kur do të hyjmë në BE. Do të ishte një ekstra sforco dhe kohë e humbur, ndërsa duke e bërë sot me bindje ne i japim mundësi vetes të rrisim ekonominë tonë.

Asnjë prej nesh në Ballkanin Perëndimor nuk e ka luksin të lërë ekonominë mënjanë dhe të merret me politikën në plan të parë për arsye interesash partiake të brendshme”, tha kryeministri Rama.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Jemi dhëndurë në tentativë të familjes europiane”

Rama: Integrimi në BE proces i paparashikueshëm!