MENU
klinika

Katër kërkesat

Rritja e çmimeve, qytetarët sërish protestë para Kryeministrisë

18.10.2021 - 18:56

Qytetarët janë bërë bashkë para Kryeministrisë siç edhe e kishin paralajmëruar, për të protestuar.Protesta është zhvilluar për të kundërshtuar rritjen e çmimeve të paralajmëruara nga kryeministri Edi Rama, si pasojë e krizës globale.

“Kryeministri të deklarojë publikisht minimumin jetik. I ka kërkuar kryeministrit shqiptar të nxjerrë kontratat me oligarkët që janë abuzimet më të mëdha. AI duhet të përgjigjet për ligjin që po përgatit për oligarkët. Autoriteti i Konkurrencës përse nuk u vendosi gjoba oligarkëve të mielli”, u shpreh një qytetar.

Gjithashtu një tjetër qytetarë, ndërsa reagoi me kritika ndaj kryeministrit Rama, theksoi se populli është i varfër dhe se nuk mund të përballojë këtë rritje çmimesh, pasi nuk prodhohet asgjë në këtë vend.

Më tej theksoi se Shqipëria nuk është vend i varfër, por është një vend i vjedhur.

“Pyetja është përse jemi kaq të varfër dhe përse nuk përballojmë dot një rritje çmimesh?”, u shpreh ajo.

Protesta po zhvillohet para kryeministrisë, me thirrjet për të mos rritur çmimet, pasi kjo rëndon xhepat e qytetarëve.

Ndryshe nga herët e tjera, sot ka një numër të shtuar edhetë fëmijëve të vegjël që kanë ardhur në protest me prindërit.

Përpara ambienteve të kryeministrisi është ngritur një kordon me efektivë policie. Kjo protestë është simbolikë e kërkesave të qytetarëve dhe nuk ka pasur dhunë në 2 të parat. Për shkak të protestës është bllokuar vetëm një pjesë e bulevardit.

Katër kërkesat:

-Ne propozojmë heqjen e TVSH për ushqimet e shportës.

-Kërkojmë uljen e TVSH-së në masën 10% të çmimit të energjisë për bizneset e vogla dhe familjet.

-Heqjen e taksës së qarkullimit në naftë

-Heqjen e akcizës së gazit