MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Sa të dëmshme janë rrjetet sociale për shëndetin tonë mendor?

14.10.2021 - 09:05

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Sa të dëmshme janë rrjetet sociale për shëndetin tonë mendor?

Mjeku: Filmi tregon se rrjetet sociale shkaktojnë varësi, janë të projektuara për të tërhequr vëmendjen dhe për të kontrolluar sjelljen duke na bërë të duam t`i përdorim ato çdo herë e më shumë. Duke bërë këtë gjë, ato shfrytëzojnë dëshirën njerëzore për lidhjen me persona të tjera dhe pëlqimin e tyre, duke na dhënë kështu një dozë dopamine sa herë marrim një like ose një koment, por pa përmbushur nevojat tona vërtet të rëndësishme. Sipas filmit, kjo mund të shkaktojë emocione negative, të cilat na bëjnë të rikthehemi në rrjete sociale për të përmirësuar humorin.

Kështu, duket sikur rrjetet sociale shërbejnë si një qetësues dixhital, një strategji që e përdorim sa herë ndihemi të vetmuar ose keq. Ashtu siç thotë edhe protagonisti i filmit Tristan Harris, ish punojës i Google dhe themelues i Centre for Humane Technology, përdorimi i rrjeteve sociale është një rrezik për shëndetin tonë mendor, i cili vetëm do të vazhdojë duke u rritur.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.