MENU
klinika

Formula 1

Sainz e nis nga fundi në Stamboll, Red Bull ndryshon ngjyrë

07.10.2021 - 10:42

Makina Ferrari e pilotit spanjoll Carlos Sainz do të niset nga vendi i fundit ditën e diel, në garën e Çmimit të Madh të Turqisë në Formula 1. Drejtuesit e “kokëkuqes” kanë vendosur të montojnë motorin e katërt sezonal te njëvendëshja e Sainz (nga 3 të lejuar), ndaj penaliteti është i paevitueshëm.

E njëjta gjë pati ndodhur edhe me Charles Leclerc në garën e fundit në Rusi, që montoi motorin e katërt dhe u nis nga vendi i fundit. Pritet që motori i ri i Sainz të jetë më i fuqishëm nga ai i zakonshmi, me një sistem hibrid të ri.

Në këtë garë do të mungojë për Ferrarin drejtori sportiv Matti Binotto për probleme personale. Në Stamboll makina Red Bull do të jetë tërësisht e bardhë. Kjo për të festuar bashkëpunimin me Honda, që në vitin 1965, korri suksesin e parë në Formula 1, në Meksikë (Red Bull përdor motorin Honda në gara).

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN