MENU
klinika

Edhe format të ri

Sauditët ofrojnë 200 mln euro për Superkupën e Italisë

15.10.2021 - 16:09

Sheikët arabë po shfaqen gjithnjë e më shumë në botën e sportit. Sidomos Arabia Saudite, ku shembulli i fundit ishte blerja e Neëcastle, po ndikon fuqishëm në futboll, duke joshur edhe liga e federata futbolli.

Pasi organizuan Superkupën e Spanjës dhe atë të Italisë, mediat italiane bëjnë me dije se arabët janë të gatshëm të ofrojnë rreth 200 milionë euro për rinovimin e 3+3 viteve të marrëveshjes për Superkupën e Italisë.

Një marrëveshje që tejkalon shumën aktuale, e parashikuar për 20 milionë euro, plus bonuse për tri vite. Oferta është e lidhur me një ndryshim në formatin e kompeticionit, që për momentin e diskuton trofeun mes kampionit të Serie A dhe fituesit të Kupës së Italisë.

Sauditët duan, në fakt, të zgjerojnë numrin e ndeshjeve, duke organizuar një mini-turne që përfshin gjithashtu nënkampionët, si në kampionat, ashtu edhe në kupën kombëtare.

Një “Final Four” me gjysmëfinale dhe finale, në modelin e Spanjës, i cili mund të bëhet realitet qysh në sezonin 2022-2023, kur Superkupa e Italisë do të marrë emrin e “EA Sports Supercup”.

Vendimi përfundimtar i takon Lega Serie A, e cila në javët e ardhshme do ta analizojë projektin dhe do të zgjedhë, duke marrë parasysh aspektin gjeopolitik që lidh propozimin e Arabisë Saudite me marrëveshjet e nënshkruara me BeIN Sport, një transmetues televiziv në Katar.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Trajneri francez ka në mendje diçka tjetër

U lakua për te Newcastle, Zidane refuzon sheikët