MENU
klinika

Tifozët bëhen problematikë

Shënon Polonia, hidhen sende, ndalet sfida

12.10.2021 - 22:29

Pjesa e parë përfundoi pa gola. Minutat e para janë disi më të mira për polakët, duke qenë pranë zonës me disa ndërhyje që bëjnë miqtë të kërkojnë ndërhyrjen e VAR. Pastaj Ramadani vjedh një rast Ramadanit e më pas i Roshit, por që sjellin vetëm entuziazëm e jo gol.

Polakët marrin kontrollin e manovrës, por nuk arrijnë të çajnë mbrojtjen e ngjeshur të kuqezinjve, duke qëndruar larg zonës së Berishës. Ka edhe nervozizëm dhe Buksa ndëshkohet me të verdhë. Levandovski duket sikur ka probleme, por gjithsesi, qëndron në fushë.

Në minutën e 59-të vjen momenti i Brojës, i cili futet në fushë në vend të Uzunit, i gjithë stadiumi në këmbë për sulmuesin shkodran. Më pas Lenjani merr vendin e Trashit, por nuk është se ka freski.

Për të ardhur në minutën e 77-të, kur Sëiderski shënon gol për Poloninë. Një kros i gjatë, topi në shtyllën e dytë dhe polaku nuk fal. Tifozët hedhin sende në fushë e lojës, duke rrezikuar të godasin ndonjë futbollist. Gjyqtari ndërpret lojën…

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN