MENU
klinika

“Delta Plus”

Shfaqet varianti më i ri i koronavirusit

19.10.2021 - 19:14

Në Britaninë e Madhe është shfaqur një variant koronavirusit, që studiuesit thonë se është i ri.

AY.4.2, i quajtur ndryshe edhe “Delta Plus”, është mutacioni më i ri koronavirusit.

Sipas të dhënave zyrtare në Mbretërinë e Bashkuar, 6% e rasteve të Covid-19 që janë renditur gjenetikisht, janë të një lloji të ri “Delta Plus”.

Testet janë duke u zhvilluar për të kuptuar se sa kërcënim mund të paraqesë ky variant, por nga studimi i deritanishëm ende nuk konsiderohet si shqetësues.

Ka mijëra lloje të ndryshme – ose variante – të Covid që qarkullojnë në të gjithë botën. Viruset pësojnë mutacion gjatë gjithë kohës.

“Delta” origjinale u klasifikua si një variant shqetësues që nga fillimi i vitit 2021 pasi kapërceu variantin “Alpha” për t’u bërë lloji mbizotërues i Covid-19 në qarkullim.

Por në korrik 2021 ekspertët identifikuan AY.4.2. ose ndryshe “Delta Plus”.

Kjo degë ose nën-linjë e Delta është rritur ngadalë që atëherë. Ai përfshin disa mutacione të reja që ndikojnë në proteinën “spike”, të cilën virusi e përdor për të depërtuar në qelizat tona.

Shkencëtarët po kontrollojnë vazhdimisht për ndryshimet e reja gjenetike që po pëson Covid-19. Disa variante të reja janë shqetësuese, por shumë janë të parëndësishme. Puna e vështirë është zbulimi, ndjekja dhe menaxhimi i atyre që mund të kenë rëndësi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ekspertët udhëzojnë të mbahen edhe nga të vaksinuarit plotësisht

‘Delta’ rikthen maskat!

Autoritetet s’po reagojnë për të rikthyer masat shtrënguese

“Delta përhapet me shpejtësi në Shqipëri”! “DW”: Nuk respektohet maska dhe distancimi!

Dy pacientë në gjendje të rëndë

‘Delta’ rikthen intubimet!