MENU
klinika

"Ti je zero, çfarë artisti je ti?" (Video)

Shpërthen debati midis Ilirit dhe Donaldit

31.10.2021 - 13:11

Tensionet mes konkurentëve Ilir Shaqiri dhe Donald Veshajt janë rritur në shtëpinë e Big Brother.Madje ata kanë ndarë shtëpinë me grupe, ku Iliri ka mbështetjen e pjesës më të madhe të banorëve.

Teksa ishin duke zhvilluar provën e javës, Ilir Shaqiri është kapur me Donaldin për shkak të batutave dhe ironive të këtij të fundit.

Donaldi: Nuk ka lidhje me ty

Iliri: Çfarë njeriu je, çfarë disipline artistike. Ti bën ironi gjatë gjithë kohës…

Donald: Me ty…

Iliri: Nuk ke respekt për asnjërin nga këto.

Donald: E kuptoj që do të kapesh me mua tani. Pse po flasin të gjithë dhe kapesh vetëm me mua.

Iliri: Bën batuta…

Donaldi: Do bëj sa të kem jetën time.

Iliri: Ik se nuk kam nerva të merrem me ty.

Iliri: Je zero si njeri dhe si gjithçka

Donald: Jam unë skandal se fola kur po flisnin të gjithë.

Iliri: Ata bëjnë pyetje ndërsa ti bën si zhurmues, ironi nga mëngjesi në darkë.

Donald: Sa e vuan ti mor shpirt.


Kujtojmë se në Big Brother VIP u eleminuan në spektakël Sheila Haxhiraj dhe Rudina Demneri apo Paloma. Gjithsesi në nominim janë të gjithë banorët, për shkak se Iliri, Monika dhe Sabiani kanë rënë dakord me nominime.