MENU
klinika

Klasifikimi mujor

Shqipëria fiton 3 vende në renditjen e FIFA-s, bie Kosova

21.10.2021 - 11:12

Shqipëria flirtoi me një ëndërr të madhe, ishim shumë pranë fazës “play-off”, por humbja përballë Polonisë nuk shuan çdo gjë të bukur që kuqezinjtë kanë arritur në kualifikueset e botërorit, të paktën deri më tani.

Ekipi i Edy Rejas arriti të merrte 9 pikë në katër ndeshjet e fundit, mbi të gjitha dy fitore përballë Hungarisë, një ecuri pozitive që është reflektuar edhe në renditjen mujore të publikuar nga FIFA.

Me 1374 pikë, Shqipëria renditet në vendin e 63-të duke fituar 3 pozicione në raport me renditjen e fundit. Dy humbjet e pësuara nga Shqipëria kanë ndikuar edhe në renditjen e Hungarisë të cilët kanë zbritur në vendin e 43-të duke humbur tre pozicione.

Polonia e Leëandoëskit ka fituar një pozicion duke u renditur tashmë në vendin e 23-të. Sa i përket kreun, Belgjika vijon të kryesojë, ndërsa Anglia, rivali ynë në kualifikueset e botërorit, renditet në vendin e 5-të. Një rënie me tre pozicione ka pësuar Kosova në renditjen e FIFA-s duke u pozicionuar tashmë në vendin e 113-të.