MENU
klinika

Përditësimi i Ministrisë së Shëndetësisë

Shqipëria në 24 orët e fundit: 8 të vdekur nga Covid

20.10.2021 - 18:11

Plot 659 të infektuar të rinj me Covid i janë shtuar sot Shqipërisë pas testimit të 3,934 qytetarëve.

Ministria e Shëndetësisë njofton gjithashtu se fatkeqësisht 8 pacientë e kanë humbur betejën me virusin vdekjeprurës.

Në 24 orët e fundit mësohet se 543 qytetarë janë shëruar.

RAPORTIMI I PLOTË:
Janë kryer 3934 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 659 qytetarë, në këto bashki:

316 në Tiranë, 44 në Fier, 25 në Lushnje, 24 në Durrës, 23 në Elbasan, 19 në Krujë, 17 në Kamëz, 16 në Pogradec, 15 në Berat, nga 14 qytetarë në Korçë, Vlorë, Shkodër, 10 në Gjirokastër, 9 në Kukës, nga 8 qytetarë në Sarandë, Kuçovë, 7 në Patos, nga 6 qytetarë në Kurbin, Libohovë, nga 5 qytetarë në Gramsh, Mallakastër, Vorë, Lezhë, Vau i Dejës, nga 3 qytetarë në Mirditë, Dibër, Devoll, Kolonjë, Dimal, nga 2 qytetarë në Librazhd, Poliçan, Delvinë, Divjakë, Shijak, Tropojë, Fushë Arrëz, nga 1 qytetar në Pukë, Has, Kavajë, Mat, Roskovec, Himarë, Finiq, Përmet, Memaliaj, Peqin.

Janë 6397 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 146 pacientë, nga të cilët 16 janë në gjendje më të rënduar.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID19, 8 qytetarë: gjashtë qytetarë nga Tirana të moshave 51-83 vjeç, një qytetare nga Durrësi 60 vjeçe, një qytetar nga Elbasani 68 vjeç.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Janë shëruar 543 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 170,217 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (20 Tetor 2021)

Raste të reja ditore 659
Të shëruar në 24 orë 543
Të shtruar në spitale 146
Humbje jete në 24 orë 8
Testime ditore 3934

Testime totale 1,269,535
Raste pozitive 179,463
Raste të shëruara 170,217
Raste Aktive 6397
Humbje jete 2,849

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 3115
Durrës 742
Fier 724
Shkodër 486
Elbasan 233
Berat 221
Gjirokastër 186
Lezhë 182
Korçë 172
Kukës 151
Vlorë 121
Dibër 64

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Përditësimi i Ministrisë së Ministrisë

Rriten shifrat! Humbin jetën 12 persona nga Covid-19


Dosja “5D”/ Mariglen Qato edhe Redi Molla i dhanë 11 tendera kompanisë së vet!

Si ranë në pranga 9 ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës dhe biznesmenë

Me firmën e tij ‘avulluan’ 140 milionë lekë në Fier!

Vetting/ ‘Dora e zezë’ e Ceno Klosit edhe tek Inceneratorët!