MENU
klinika

Gjatë viteve 2015-2019

Si ka evoluar çmimi i energjisë në Shqipëri?

13.10.2021 - 07:54

Kriza energjetike, që ka ‘mbërthyer’ botën, dhe që ka prekur tashmë edhe Shqipërinë, është kthyer në shqetësimin më të madh të momentit, dhe që mund të shoqërohet me rritje çmimesh. Në një shkrim të sotmin, referuar në të dhënat e Eurostat, revista “Monitor” shkruante se në Shqipëri çmimi i energjisë elektrike është rritur me 15% nga viti 2015, në vitin 2019.

“Sipas të dhënave të Eurostat, në krahasim me 6-mujorin e parë 2015, çmimet e energjisë elektrike për familjarët (pa përfshirë taksat) për Shqipërinë janë rritur me rreth 15% deri në fund të 2019-s. Në 6-mujorin e parë të 2015-s, çmimi mesatar ishte 0.0676 euro për kilovat orë dhe në gjysmën e dytë të 2019-s arriti në 0.0778 euro”, shkruan Revista Monitor, duke dalë në konkluzionin se çmimi është rritur me 15%.

Por, në të vërtetë gjatë këtyre viteve, pra 2015-2019, nuk ka pasur rritje të çmimit të energjisë. Çmimi ka qenë 9.5 lek /kwh dhe sot është 9.5/kwh. Problemi me të dhënat e Eurostat, të cilave iu referohet “Monitor”, është se ato janë përllogaritur në monedhën Euro. Kështu, nëse Euro në vitin 2015 ka pasur një vlerë prej 137 lekë, në vitin 2019 kjo vlerë kishte rënë ndjeshëm, për shkak të zhvlerësimit, dhe 1 Euro këmbehej me 123 lek.

Që do të thotë se leku në katër vite është forcuar. Dhe si reflektohet te çmimi? Me kursin e këmbimit të vitit 2015, 9.5 lek kishin një vlerë prej 0.069 Euro, për shkak se Euro kushtonte më shtrenjtë. Në vitin 2019, e njëjta vlerë e çmimit të energjisë, që kishte mbetur i pandryshuar, tashmë përkthehej në 0.077 Euro./ Monitor

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


The Economist: Autostradat e ardhshme të energjisë

Biznesi i thurjes së rrjeteve të energjisë elektrike

Nga Financial Times/ Mungesa e gazit

Çfarë po e shkakton krizën energjetike të Evropës?