MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Si mund të trajtohet lambliaza (infeksion i zorrëve)?

25.10.2021 - 09:00

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Infeksioni i rrezikshëm i zorrëve, si mund të trajtohet?

Mjeku: Mënyra më e mirë për të diagnostikuar lambliazën (infeksion i rrezikshëm i zorrëve) është nëpërmjet testimit të antigenit në feç . Ajo çka identifikohet me këtë test është proteina e Giardia lamblia dhe më tepër se 90% e të infektuarve diagnostikohen me anë të këtij testi. (Lexoni – Lambliaza, çfarë duhet të dimë rreth infeksionit të rrezikshëm të zorrëve?)

Një tjetër mjet diagnostikimi është vëzhgimi mikroskopik i parazitit. Në mënyrë që të identifikojmë të gjithë të infektuarit, ky ekzaminim përsëritet me tre mostra të ndryshme nga çdo pacient. Krahasimisht me testin e antigenit, kërkon më tepër kohë dhe ka një përqindje më të ulet dedektimi. Por vëzhgimi mikroskopik ka avantazhet e veta duke qenë se na lejon të evidentojmë dhe patogjene të tjerë përveç lamblias, të cilët kanë shkaktuar sindromët diarreike në pacientë të caktuar. (Lexoni – Shenjat paralajmëruese të lambliazës (infeksioni i rrezikshëm i zorrëve).

Trajtimi
Trajtimi më i aplikuar deri me sot për giardiazën është imetronidazole (Flagyl) për 5-10 ditë. Ka një efikasitet të mirë, rreth 75% deri 100%, por zakonisht shoqërohet me efekte anësore të rëndësishme si nauze, dhimbje epigastrike dhe cefale`.
Aktualisht metronidazoli së bashku me dy preparate të tjera, Tinidazole dhe Quinacrine janë medikamentet e aprovuara edhe nga FDA (Food and Drug Administration) për trajtimin e Lambliazës.

Ndodh në disa raste, trajtimi me secilin nga këto preparate, të dështojë në eradikimin e këtij paraziti. Në të tilla raste, preparati mund të ndyshohet, të përdoret për një kohë më të gjatë ose të kombinohet me një preparat tjetër (psh quinacrinë dhe metronidazol).

Parandalimi
• Hapi i parë fillon me kontrollin e ujit që konsumohet. Uji i pijshëm konsiderohet i tillë kur i është nënshtruar testimeve të kujdesshme nga instancat përkatëse.
• Në rast se nuk ekziston siguria e testimit të ujit të pijshëm atëherë detyrimisht duhet aplikuar zierja dhe më pas filtrimi i tij.
• Të evitohen sjelljet ekspozuese (përdorimi i akullit nga ujë i patrajtuar, larja e dhëmbëve, larja e frutave dhe perimeve)
• Larja e kujdesshme e duarve (para ngrënies, pas përdorimit të tualetit, ndërrimit të pelenave ose prekjes së kafshëve shtëpiake) ngelet gjithashtu mjeti më i mirë, i sigurt parandalues.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.