MENU
klinika

Detaje nga konflikti

Si nisi sherri që përfundoi me dhunimin e kryebashkiakut

21.10.2021 - 11:07

Sherri për linjën e furgonëve që përshkojnë aksin Sevaster- Vlorë është bërë shkak që konflikti mes Pellat Bonajt dhe kryebashkiakut të Selenicës të përfundonte në përleshje fizike.

Korespondenti i Panorama bën me dije se Bonaj ka dhunuar kryetarin e Bashkisë Pëllumb Binaj mbrëmjen e djeshme pas një debati që ata kanë pasur për mënyrën si do të funksiononte linja e transportit të udhëtarëve me furgona nga fshati Sevaster në qytetin e Vlorës.

Pellat Bonaj është arrestuar nga policia.

Policia njoftoi në një informacion paraprak se: “Specialistët për Hetmin e Krimeve në Stacionin e Policisë Selenicë arrestuan në flagrancë shtetasin P. B., 57 vjeç, banues në lagjen “Lirim”, Vlorë, pasi mbrëmjen e djeshme, dyshohet se ka goditur për shkak të detyrës shtetasin P. B., 66 vjeç, me detyrë Kryetar në Bashkinë Selenicë”.