MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Si ta dalloj intolerancën ndaj laktozës?

30.10.2021 - 07:43

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti:Si ta dalloj intolerancën ndaj laktozës?

Mjeku:Intoleranca në laktozë zhvillohet kur organizmi nuk mund ta tretë qumështin dhe produktet e qumështit. Laktoza është sheqeri i qumështit i cili duhet të tretet në traktin gastrointestinal në mënyrë që të përthithet dhe të shfrytëzohet si burim i energjisë. Enzima që e tretë laktozën quhet laktazë dhe mungesa e kësaj enzime bën që të shfaqet intoleranca në laktozë.

Të posalindurit dhe fëmijët e kanë laktazën me ndihmën e së cilës e tretin qumështin e gjirit, kurse me moshë ulet niveli i laktazës dhe në moshë të rritur shfaqet më shpesh intoleranca në laktozë.

Simptomat e intolerancës në laktozë janë nauzeja, ngërqet e barkut, zhurmat e zorrëve, fryerja e barkut dhe barkqitja që shfaqen 30 minuta deri 2 orë pas ngrënies së ushqimeve që kanë laktozë. Manifestimi i simptomave varet nga sasia e laktozës së konsumuar dhe prania e lakrazës në traktin tretës.

Konsultohuni me mjekun nëse keni ankesa të tilla! Ekziston laktaza në formë të tabletave ose pikave, por rekomandohet që të shmanget qumështi dhe produktet e qumështit./

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim