MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Si ta kuptoj nëse jam intolerant ndaj glutenit?

18.10.2021 - 10:50

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Si ta kuptoj nëse jam intolerant ndaj glutenit?

Mjeku:Disa prej shenjave dhe simptomave që tregojnë se ju mund të jeni intolerantë ndaj glutenit,
janë:

Probleme me sistemin tretës – simptomat dhe shenjat kryesisht janë të lidhura kryesisht me dhembje barku dhe kapsllëk.

Ndryshime në peshë – kur jeni intolerant ndaj glutenit, ju mund të përjetoni

Ndryshime në peshë, pa ndryshuar mënyrën e jetesës, pra pa asnjë arsye.

Kjo ndodh si shkak i problemeve që sjell gluteni në metabolizëm.

Ndryshimet e shpeshta në peshë, pa ndonjë arsye, mund të shkaktojnë edhe sëmundje.

Probleme hormonale – është një lidhje direkte mes intolerancës në gluten dhe
çrregullimeve horomonale, dhe mund të manifestohet me mungesë të ciklit
menstrual e probleme me gjumë.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim