MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Si ta kuptoj që kam mungesë të Vitaminës C?

18.10.2021 - 10:48

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Si ta kuptoj që kam mungesë të Vitaminës C?

Mjeku: Vitamina C është shumë e rëndësishme për ta mbajtur trupin të shëndosh. Prandaj, është e rëndësishme që të merret një sasi e Vitaminës C çdo ditë, pasi sikur vitaminat e tjera, edhe Vitamina C, s’qëndron gjatë në organizëm shkruan portali Familja Jonë përcjell Gazeta Shëndeti.

Janë disa shenja që tregojnë që ju keni mungesë të Vitaminës C.

Mishi i dhëmbëve është i fryrë dhe gjakos
Kjo vitaminë është e domosdoshme për mishin e dhëmbëve. Nëse ju kujdeseni për higjienën e gojës, por sërish keni gjakosje, kjo do të thotë që keni mungesë të Vitaminës C.

Keni rënie të flokëve
Nëse keni rënie të flokëve, shancet janë që s’merrni majftueshëm Vitaminë C.

Përpara se të hargjoni një mal me para për produkte flokësh, sigurohuni që të konsumoni ushqime të pasura me Vitaminë C.

Keni dhembje shpine
Dhimbjet e shpinës janë të zakonta për personat që s’kanë mjaftueshëm Vitaminë C. Për shkak që kjo vitaminë është burim i antioksidantëve, mungesa e saj, mund të dërgojë në inflamacion dhe të shkaktojë dhembje.

Po fitoni peshë shumë shpejtë
Nëse s’keni ndryshuar asgjë në mënyrën e jetesës, por që sërish po shtoni peshë – kjo do të thotë që keni mungesë të Vitaminës C. /Familja Jone
Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim