MENU
klinika

Zbulojini!

Simptomat që tregojnë se vuani nga infeksioni urinar

27.10.2021 - 08:52

Dhimbje gjatë urinimit

Përjetoni dhimbje apo ndjesi të mprehta, ndërsa urinoni? Ju jeni duke vuajtur nga djegia. Sipas Dr. Thomas Michels, djegia është e pranishme të paktën herë pas here në rreth 3% të të rriturve më të vjetër se 40 vjeç dhe është veçanërisht e zakonshme tek gratë. Është një shenjë treguese klasike që mund të keni një cist ose infeksion të uretrës.

Urinim i shpeshtë

Nëse shkoni në tualet më shumë se tetë herë në ditë, ose zgjoheni natën papritur për të urinuar duhet të shkoni te mjeku. Urinimi i shpeshtë mund të jetë tregues i cistitit intersticial, që shkakton inflamacion të shtresave të muskujve të fshikëzës dhe dhimbje në zonën e legenit. Me këtë gjendje do të ndjeni nevojën e shpeshtë për të urinuar, edhe nëse prodhoni vetëm një sasi të vogël urine.

Urinim urgjent

Kjo është kur ju ndjeni një nevojë urgjente për të urinuar menjëherë. Duke shkuar krah për krah me urinimin e shpeshtë, urgjenca urinare gjithashtu mund të jetë një shenjë e cistitit intersticial, pasi ai mund të shoqërohet me dhimbje ose siklet në fshikëzën tuaj ose në traktin urinar.

Dhimbje e shpinës ose barkut

Nëse jeni të ndjeshëm rreth zonëssë barkut, mund të jeni duke vuajtur nga cistet. Presioni në legenin tuaj, veçanërisht rreth kockave pubike, mund të shkaktojë një shqetësim serioz, sidomos kur shoqërohet me urinim të shpeshtë dhe të dhimbshëm. Po kështu edhe me dhimbjet e pjesës së poshtme të shpinës.

Gjak në urinë

Nëse urina juaj është e përgjakur, ky është një tregues i rëndësishëm që keni një infeksion në fshikëzën e urinës.

Urinë me erë të fortë

Kur ka një infeksion në traktin urinar, thotë Dr. Melissa Stöppler, urina mund të marrë një erë të keqe. Nëse urina juaj ka një aromë të fortë amoniake, është mënyra e pakontrollueshme e trupit tuaj për t’ju njoftuar një infeksion të mundshëm.

Urinim i turbullt ose i errët

Nën rrethana normale, urina është e qartë dhe ka një ngjyrë të verdhë. Por kur ju keni një infeksion në traktin urinar, mund të shkaktojë qelb, duke i dhënë një pamje të turbullt ose të errët.