MENU
klinika

Në sprovë “Vetëvendosja” e Albin Kurtit

Sot mbahen zgjedhjet lokale në Kosovë

17.10.2021 - 07:52

Rreth 1.9 milion qytetarë me të drejtë vote në Kosovë, mund të zgjedhin të dielën udhëheqjen e re të 38 komunave të vendit.

Gjithandej Kosovës janë 883 qendra votimi me 2 mijë e 477 vendvotime, në të cilat vota do të përcaktojë se kush nga 166 kandidatë e partive politike do të drejtojë komunat dhe kush nga mbi 5 mijë kandidatë të tjerë, do të zërë vend në kuvendet e këtyre komunave.

Rreth 25 mijë vëzhgues vendas e ndërkombëtarë do të ndjekin nga afër procesin e votimeve, në mesin e të cilëve mbi 200 janë nga Bashkimi Evropian dhe përfaqësitë diplomatike në Kosovë.

Mbi 3 mijë e 300 pjesëtarë të policisë dhe rreth 100 prokurorë e gjykatës, do të kujdesen për mbarëvajtjen e zgjedhjeve dhe parandalimin e keqpërdorimeve.

Zgjedhjet e sotme shihen si një sprovë për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe lëvizjen Vetëvendosje, që dolën fitues në zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit të këtij viti. /VOA/

Vdekja e 3-vjeçarit pas ndërhyrjes në klinikën dentare të Roland Xhaxhos

Ekspertiza e Brian Spahiut do të kryhet nga një grup mjekësh italianë

Një itinerar udhëtimi nëpër fshatra, ferma, shtigje e rafting

‘Forbes’ zgjedh Shqipërinë për aventurë emocionuese

"Do ketë ndikim të dëmshëm në mbrojtjen e refugjatëve"

Ligji për Ruandën, OKB thirrje Britanisë së Madhe: Rimendojeni!