MENU
klinika

Asgjë nuk është fryt i rastësisë

Suksesi historik i vajzave kuqezi, Duka: Na keni bërë krenar!

21.10.2021 - 19:41

Kombëtarja shqiptare e futbollit për femra ka fituar sot me shifrat 5-0 ndaj Armenisë në kualifikueset e Botërorit dhe ka arritur të vendosë një rekord të ri në historinë e saj. Kjo është fitorja më e thellë në ndeshje zyrtare në historinë e përfaqësueses shqiptare që kur ka filluar të marrë pjesë në garat kualifikuese në FIFA dhe UEFA, 

Nuk mungoi edhe urimi i Presidentit të FSHF-së, Armand Duka, që përveçse krenar për këtë sukses, shkruan në një postim në profilin e tij në Facebook se kjo erdhi në sajë të një pune të gjatë:

“Fitore e bukur, me një lojë fantastike dhe plot gola! Përgëzimet më të mira për Kombëtaren e femrave që arriti me meritë një rezultat të shkëlqyer në eliminatoret e Botërorit.

Uroj që ndaj Polonisë vajzat kuqezi të përsërisin këtë paraqitje dhe ta ngjisin Shqipërinë edhe më lart. Rezultat i punës së mirë që është bërë nga FSHF me futbollin e femrave.

Na keni bërë krenar sot, keni bërë të ndihen krenar të gjithë tifozët kuqezi. Të vazhdojmë me këtë ritëm dhe të na dhurojnë sërish emocione të mëdha. Asgjë nuk është fryt i rastësisë. Urime edhe njëherë vajzave dhe trajnerit Grima!”

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN