MENU
klinika

Basketboll Meshkuj

Superkupa Mbarëkombëtare zhvillohet në Shkodër

07.10.2021 - 17:14

Liga Unike në basketboll, eventi që bashkon ekipet e “koshit” nga Shqipëria e Kosova, ka bërë me dije sot se më datat 16-17 tetor, në qytetin e Shkodrës, do të zhvillohet Superkupa mbarëkombëtare për meshkuj.

Ky turne do të zhvillohet dy ditë pas përfundimit të Superkupës për femra (13-14 tetor, në Vlorë). Në këtë event do të marrin pjesë Teuta e Vllaznia nga Shqipëria si dhe Prishtina e Golden Eagle Ylli nga Kosova. Kjo është hera e parë që zhvillohet Superkupa mbarëkombëtare.

Në fund të tetorit, do të nise edicioni i dytë i kampionatit të Ligës Unike në basketboll për meshkuj, me pjesëmarrjen e 8 ekipeve (4 nga Shqipëria e 4 nga Kosova).

Superkupa-Gjysmëfinale, 16 tetor

Vllaznia – Prishtina, ora 17:00

Teuta – Golden Eagle Ylli, ora 20:00

Superkupa-Finale, 16 tetor

Fitues 1 – Fitues 2, ora 20:00