MENU
klinika

Kategoria Superiore, Java 5

Surprizon Egnatia, Kastrioti merr fitoren e parë

16.10.2021 - 15:46

Tashmë mund të thuhet se skuadra e Laçit është në krizë. Një nga pretendentët e këtij sezoni është mposhtur edhe në shtëpi, kësaj here nga një skuadër modeste si Egnatia, e ardhur nga Kategoria e Parë dhe që fitoi 0-1.

Golin e vetëm të fitores për rrogozhinasit e shënoi Pedro në minutën 75’. Tri pikë me shumë vlerë për Egnatian, që merr fitoren e dytë dhe ngjitet në kuotën e 8 pikëve, ndërsa Laçi i fundit me 2 pikë.

Në duelin direkt për mbijetesë, Kastrioti fitoi 2-0 përballë Skënderbeut në Kamëz. Ishte fitorja e parë për krutanët, që lënë poshtë vetes pikërisht korcarët. Të dy golat për vendasit u shënuan në pjesën e dytë, Basha 65’ dhe Rami 84’.