MENU
klinika

"Nëse fjalët nuk kthehen në vepra, rajoni “plas”

Takon Macron dhe Merkel/ Zaev paralajmëron BE-në

06.10.2021 - 16:23

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev zhvilloi disa takime nga ana e tij në kuadër të Samitit të BE-së për Ballkanin Perëndimor, që mbahet në Brdo-Kranjë të Sllovenisë.

Zaev bisedoi me kryetarin e Këshillit të Europës Charles Michel, kryetaren e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, me eurokomisionerinn Oliver Varheleyi, kryeministrin e Sllovenisë Janez Jansha, si dhe presidentin e Bullgarisë Rumen Radev.

Në të gjithë takimet, ai i mëshoi rëndësisë që ka zgjerimi i Bashkimit Europian me vendet e Ballkanit Perëndimor.

Teksa e përshëndeti vendimin që për Brukselin të mbetet prioritet shtrirja e bllokut në vendet e rajonit, Zaev e bëri të qartë se popujt e Ballkanit Perëndimor presin që deklaratat e BE-së të përkthehen në vepra.

Në të kundërt, deklaroi ai nëse BE nuk kalon në veprime konkrete, atëherë zhgënjimi i popujve të rajonit do të jetë i pandreqshëm dhe dëmi tha kryeministri maqedonas, ka për të qenë shumë i madh.

Kryeministri Zoran Zaev përmes një shkrimi në rrjetet sociale ka njoftuar që së bashku me zv/kryeministrin Nikolla Dimitrov kanë realizuar takim me presidentin e Francës, Emanuel Macron, atë bullgar Rumen Radev dhe kancelaren gjermane Angela Merkel, përcjel Alsat. Zaev njofton se në takim është shprehur përcaktueshmërinë për anëtarësim të vendeve të Ballkanit Perëndimorë në BE.

“Janë të nevojshme hapa evropian nga ana e gjithë vendeve të BE-së, me qëllim që mos të dëshpërohet populli ynë, rrjedhimisht të parandalohet rritja e rreziqeve për intensifikimin e rrymave nacionaliste”, ka shkruar Zaev.