MENU
klinika

Formimi i një koalicioni qeverisës

Të gjelbrit gjermanë bien dakord të hyjnë në bisedime!

18.10.2021 - 10:41

Partia e Gjelbër gjermane do t’u bashkohet dy partive të tjera, Social Demokratëve të qendrës së majtë (SPD) dhe Demokratëve të Lirë (FDP) që anojnë drejt biznesit, për të hapur negociata zyrtare trepalëshe për formimin e qeverisë së ardhshme.

Delegatët e një konference të Partisë së Gjelbër në Berlin votuan në favor të fillimit të negociatave pas takimeve paraprake eksploruese, nga ku mund të rezultojë që Olaf Scholz i Partisë Social Demokrate (SPD) të bëhet pasuesi i Kancelares Merkel.

Aleanca në prite për t’u formuar, me nofkën “semafori” për shkak të ngjyrës së kuqe, verdhë dhe jeshile të partive, do të udhëhiqej nga Social Demokratët (SPD) e cila doli e para në zgjedhjet e muajit të kaluar.

Një marrëveshje përfundimtare e formimit të koalicionit, të cilën zoti Scholz shpreson ta arrijë para Krishtlindjes, përsëri do t’i nënshtrohet një votimi nga të gjithë anëtarët e Partisë së Gjelbër. Demokratët e Lirë (FDP) ende nuk kanë dhënë miratimin zyrtar.

Aktualisht zoti Scholz është ministër i financave dhe Zv/Kancelar në koalicionin e qeverisë në largim, midis konservatorëve të zonjës Merkel dhe partnerit të tyre të vogël, SPD.

Zoti Scholz njoftoi të premten se ai dhe udhëheqësit e të Gjelbërve dhe Demokratëve të Rinjë (FDP) synonin të futeshin në bisedime zyrtare për formimin e koalicionit.

Në rast se bisedimet me Social Demokratët bllokohen, të Gjelbrit dhe Demokratët e Rinj (FDP) kanë mbajtur të hapur mundësinë për të bashkëpunuar me konservatorët, të cilët kanë qenë në pushtet 16 vitet e fundit./VOA