MENU
klinika

Krisjet

Teuta dhe Partizani “refuzojnë” Ligën Profesioniste

02.10.2021 - 11:26

Sic dihet, Kategoria Superiore tashmë quhet “Abissnet Superiores”, emër i blerë nga kompania në fjalë. Ankandi u bë nga Liga Profesioniste, por duket se dy klube janë kundër.

Në ndeshjet e para të këtij sezoni, Teuta dhe Partizani nuk kanë vendosur logon në mëngë, ashtu sic ndodh edhe në kampionatet e huaja. Nuk dihet nëse kjo ka të bëjë me sponsorin e ri apo është thjesht një protestë e heshtur kundër FSHF-së.

Qartazi kjo vë në diskutim ekzistencën e Ligës Profesioniste, por jo vetëm. Teuta dhe Partizani madje janë gjobitur për mos vendosje të logos. Por ka një non sens, sepse Liga Profesioniste është institucion më vete, ndërsa dënimi vjen nga një komision i FSHF.

Sot Liga Profesioniste nuk ka ende një president, ndonëse kanë shpallur njoftimin disa muaj më parë. Ndërkaq, ka edhe paqartësi nëse është regjistruar në gjykatë apo jo. Dhe këto gjoba që vendosen sot, mund të mos ekzekutohen, pasi quhen nul.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN