MENU
klinika

Atmosfera në "Air Albania"

Tifozët po hyjnë në stadium, ndizet derbi

25.10.2021 - 18:34

Duhet pak më shumë se një orë të nisë derbi Tirana-Partizani dhe atmosfera afër dhe në “Air Albania” ka filluar të vlojë nga prania e tifozëve. Një grup i tifozëve të Tiranës janë mbledhur para stadiumit duke brohoritur me shalla në duar. 

Ndërkohë, në një tjetër video shihet marshimi i tifozëve të Partizanit. Policia shoqëron tifogrupin “Ultras Guerrils” gjatë gjithë marshimit të tyre deri te stadiumi. Dei tani asnjë incident apo tension, përveçse kapsolla dhe tymuese.