MENU
klinika

Volejboll Meshkuj

Tirana dhe Erzeni me pikë të plota pas javës së tretë

23.10.2021 - 21:11

Tirana dhe Erzeni marrin frenat e renditjes së Superligës në volejboll për meshkuj pas ndeshjeve të javës së tretë të Kampionatit Kombëtar. Skuadra bardheblu bëri detyrën, duke mposhtur me lehtësi 3-0 Farka Volley (25-15, 24-14, 25-21), dy ekipe që ndodhet në kahet e kundërta të renditjes.

Po 3-0 fitoi edhe Partizani, që mundi në Korçë skuadrën e Skënderbeut (25-22, 25-20, 25-15) loja e ekipit vendës ra nga seti në set, ndërsa të kuqtë korrën një fitore të merituar.

Erzeni fitoi 3-1 në fushën e Vllaznisë, sukses që mban shijakasit në krye. Miqtë fituan dy setet e para 25-14, 25-23, por Vllaznia rihap ndeshjen, duke fituar 25-22 setin e tretë. Gjithsesi, Erzeni mbyll takimin në setin e katërt, ku fiton 25-14. Po 3-1 fiton edhe Elbasani, që mposhti në fushën e tij Teutën (25-16, 13-25, 28-26, 25-17).

Superliga Meshkuj, java e 3-të

Vllaznia – Erzeni, 1-3

Tirana – Farka Volley, 3-0

Skënderbeu – Partizani, 0-3

Elbasani – Teuta, 3-1

Studenti (pushim)

Renditja: Tirana 9 pikë, Erzeni 9 pikë, Partizani 6 pikë, Elbasani 6 pikë, Skënderbeu 4 pikë, Studenti 3 pikë, Vllaznia 3 pikë, Teuta 2 pikë, Farka Volley 0 pikë