MENU
klinika

Volejboll Meshkuj

Tirana mposht Erzenin në Shijak dhe merr kreun

17.10.2021 - 17:58

Tirana ka korur fitoren e dytë në kampionatin e Superligës në volejboll për meshkuj, duke marrë kreun e renditjes pas 3 javëve të para. Bardheblutë e trajnerit Sako mposhtën 3-0 Erzenin (25-21, 25-23, 25-18), në një ndeshje me rivalitet dhe emocione. Për shijakasit kjo ishte humbja e parë dhe tashmë ndajnë kreun bashkë me Tiranën.

Në një ndeshje me rivalitet dhe emocione, Teuta mundi 3-2 Skënderbeun, duke korrur suksesin e parë sezonal (20-25, 25-22, 25-21, 20-25, 15-13). Skuadra luajtën me hope, por në fund triumfuan me meritë durrsakët. Jashtë fushe fiton Elbasani, që mundi 3-1 Farka Volley, duke korrur pikët e para në kampionat.

Superliga – Meshkuj, java e tretë

Farka Volley – Elbasani, 1-3

Erzeni – Tirana, 0-3

Teuta – Skënderbeu, 3-2

Partizani – Studenti, 02/11

Vllaznia (pushim)

Renditja: Tirana 6 pikë, Erzeni 6 pikë, Skënderbeu 4 pikë, Partizani 3 pikë, Studenti 3 pikë, Vllaznia 3 pikë, Elbasani 3 pikë, Teuta 2 pikë, Farka Volley 0 pikë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN