MENU
klinika

Çfarë do të ndodhë me Lisbonën?!

Traileri i “La Casa de Papel” i tregon të gjitha!

14.10.2021 - 10:46

Para serialit “Squid Game”, në Netflix po bënte namin seriali spanjoll që flet për një grabitje ikonike të një banke, dashuri, vrasje, mistere e të gjitha këto në një, “La Casa de Papel”.

Një sukses i vërtetë pasi u përqafua shumë shpejt nga njerëzit dhe nuk kishte media që nuk komentonte për të.

Tashmë ata kanë vendosur të sjellin pjesën e dytë të sezonit të pestë, i cili përmban pesë seri të cilat mendohen të jenë të fundit të këtij seriali. Ato do të publikohen në platformën Netflix më 3 dhjetor.

Të gjithë jemi kurioz të dimë se çfarë do të ndodhë me personazhet e mbetur dhe si do të përfundojë kjo histori, por në vend që të presim shumë, traileri i parë i lançuar për sezonin na zbulon fundin e një personazhi tjetër, përpos Tokios.

Traileri nis i gjithi me fjalët e profesorit, i cili shprehet se është i lënduar pasi ka humbur shumë njerëz të rëndësishëm për të dhe nuk dëshiron të sakrifikojë më tepër. Por kjo video përfundon me një pamje shumë të rëndë për të dashurën e profesorit, Lisbonën. Aty zbulojmë se Lisbona do të arrestohet.

Jemi ende shumë kuriozë se çfarë do të ndodhë me personazhet e tjerë të këtij seriali dhe cilat do të jenë aventurat që do të kalojnë pasi jo shumë janë zbuluar.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Lajmi i mirë për filmin e preferuar të Netflix

“La Casa De Papel” do të ketë edhe dy sezone të tjera

E thotë publikisht pse e pëlqen kaq shumë!

Aktorja e serialit “La Casa De Papel” e fiksuar me Tiranën!


Ja fotografitë që ngritën dyshime

A është fejuar Leonardo DiCaprio?

Është vërtetë drastike!

E keni parë pamjen e re të Zendaya?

E paritura që ndodhi pas zbulimit të diagnozës

Pse Princesha Kate nuk ka treguar se çfarë lloj kanceri ka?