MENU
klinika

Ndërron jetë nëna e peshëngritësit Pirro Dhima

Trupi i 75-vjeçares u gjet pranë kazanëve të rakisë

01.10.2021 - 13:41

Nëna e peshëngritësit Pirro Dhima është gjetur e pajetë pranë banesës së saj. Ajo është dërguar nga Himara në morgun e Spitalit të Sarandës, ndërsa mësohet se Lefteria Dhima dyshohet se kishte ndërruar jetë 3-4 ditë më parë prej një arresti kardiak.

Ajo u gjet pranë kazanëve të rakisë në afërsi të banesës.

Në trupin e të ndjerës nuk janë konstatuar shenja dhune dhe shkak i vdekjes dyshohet se ka qenë arresti kardiak.

“Më datë 30.09.2021, në Himarë, është gjetur e vdekur pa shenja dhune, shtetasja L. Dh., 75 vjeçe, dyshohet vdekje natyrale, si pasojë e arrestit kardiak”, thotë policia.

Kush është Pirro Dhima?

Peshëngritësi i mirënjohur grek është tre herë kampion olimpik. Ai ka fituar medalje ari në Barcelonë 1992, Atlanta 1996 dhe Sydney 2000 kurse në Athinë 2004 mori medalje bronzi.

Ai ka lindur në Himarë nga prindër grekë dhe u rrit në Tiranë. Dhima ka përfaqësuar Shqipërinë në kampionatin europian të peshëngritjes në Aalborg dhe u rendit i 4-ti kurse vendi ynë i 3-ti. Gjithsesi me rënien e regjimit komunist në Shqipëri ai emigroi drejt Greqisë për të përfaqësuar shtetin fqinj.

Pas lënies së peshëngritjes ai u bë President i Federatës së Peshëngritjes në Greqi, më pas deputet i PASOK në parlamentin grek dhe së fundmi ka drejtor teknik i peshëngritësve në SHBA.