MENU
klinika

Trajneri francez ka në mendje diçka tjetër

U lakua për te Newcastle, Zidane refuzon sheikët

15.10.2021 - 14:39

Mediat angleze sot kishin si artikuj kryesorë Zinedine Zidane drejt Neëcastle United, por jo gjithnjë paraja bën ligjin dhe kjo vlen edhe për trajnerët. Zbarkimi i presidencës saudite te Newcastle United ka filluar me forcë të madhe, kur është fjala për përforcimin e “zogjve” në verilindje të Anglisë.

Thashethemet për emrat që mund t’i bashkohen projektit janë të vazhdueshme, edhe kur bëhet fjalë për stolin e trajnerit. Nga Anglia, “Daily Mirror” tregon se njerëzit e Mohammad Bin Salman kanë tentuar ish-trajnerin e Real Madridit, Zinédine Zidane, i cili refuzoi ofertën për të stërvitur në “Saint James Park”.

Tabloidi britanik vëren se “Zizou” iu ka thënë “jo” ofertave saudite, pasi ai mendon mundësinë për të qenë trajneri i ardhshëm i Francës, një opsion tani më i largët, pas suksesit të Didier Deschamps në Ligën e Kombeve.

Emra të tjerë që tingëllojnë për stolin e Newcastle United janë ata të Steven Gerrard, Brendan Rodgers dhe Antonio Conte. Edhe trajneri italian, kampion me Interin në sezonin e kaluar, thuhet se e ka refuzuar ofertën, pasi kërkon një projekt më të konsoliduar në nivel sportiv.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN