MENU
klinika

Për ngjarjet në finalen e Euro 2020

UEFA dënon Anglinë, por me Shqipërinë luhet me tifozë

18.10.2021 - 17:30

Anglia është urdhëruar të luajë një ndeshje me dyer të mbyllura si ndëshkim për trazirat në stadiumin Wembley gjatë finales së Euro 2020. Trupi drejtues i futbollit evropian tha se mori masa për “mungesën e rendit dhe disiplinës brenda dhe rreth stadiumit” për ndeshjen me Italinë.

Kjo do të thotë se më 12 nëntor, pikërisht ndeshja me Shqipërinë, Wembley do të jetë pa tifozë. Keqardhje për tifozët kuqezi në Britaninë e Madhe, që prisnin me shumë dëshirë këtë ndeshje, e vlefshme për kualifikueset e Botërorit.

“Edhe pse jemi të zhgënjyer me vendimin, ne e pranojmë dënimin,” shkruan në njoftimin e vete Federata Angleze. “Ne dënojmë sjelljen e tmerrshme të individëve që shkaktuan skenat e turpshme rreth stadiumit Wembley në finalen e Euro 2020, dhe na vjen shumë keq që disa prej tyre arritën të hyjnë në stadium.

Ne jemi të vendosur që kjo nuk mund të përsëritet, kështu që ne kemi porositur një hetim të pavarur, të udhëhequr nga Baronesha Kejsi, për të raportuar mbi rrethanat e përfshira.

Ne vazhdojmë të punojmë me autoritetet përkatëse në mbështetje të përpjekjeve të tyre për të ndërmarrë veprime kundër përgjegjësve dhe për t’i mbajtur larg stadiumeve fajtorët”– përfundon deklarata e FA.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN