MENU
klinika

Premier League, Java 7

United lë edhe 2 pikë të tjera në “Old Trafford”

02.10.2021 - 15:27

Nga një sukses emocionues në Champions, në një ndalesë brenda në shtëpi. Manchester United barazon 1-1 në “Old Trafford” me Everton. Një pikë që vlen pak për United, kur synimet janë për titull.

Cristiano Ronaldo ishte lënë në stol, duke e nisur ndeshjen në pjesën e dytë. Martial në 43’ kalon Djajtë e Kuq në avantazh, duke e mbyllur pjesën e parë 1-0. U duk sikur u zgjidh për United…

Por në pjesën e janë miqtë që gjejnë rrugën e rrjetës me Townsend në minutën e 65-të, kur në fushën e lojës kishin hyrë Ronaldo dhe Sancho.  Në fushë futet më vonë edhe Pogba, por gol nuk ka për vendasit.

Madje në fundin e ndeshjes janë sërish miqtë që shënojnë, por për fat të United, VAR e cilëson pozicion jashtë loje. Mbyllet 1-1. Pas humbjes me Aston Villa, Djajtë e Kuq lënë edhe 2 pikë të tjera.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN