MENU
klinika

Vendimi i Melbourne

Vaksinë e detyrueshme për Australian Open

08.10.2021 - 11:05

Javët e fundit, në Melbourne të Australisë, janë shtuar rastet me koronavirus. Për këtë arsye, qeveria e shtetit të Victoria ka vendosur vaksinim të detyrueshëm për rreth 1 milionë persona, përfshi edhe ata që merren me sport profesionist.

Një vendim ky që mund të ketë efekt edhe te grand slam i Australian Open, që zhvillohet në Melbourne në janar të vitit të ardhshëm. Organizatorët e grand slam të parë të vitit, për momentin, po monitorojnë situatën e pandemisë.

Gjithsesi, Australian Open mund të bëhet eventi i parë tenistik që mund ta bëjë të detyrueshëm kryerjen e vaksinës për pjesëmarrësit, për të evituar karantinën, siç ndodhi këtë vit. Kjo mund të vërë në dyshim pjesëmarrjen e mjaft tenistëve ende të pavaksinuar.