MENU
klinika

Sot dëgjohet dëshmitari i katërt

Vazhdon në Hagë gjyqi për Salih Mustafën

12.10.2021 - 09:19

Në Dhomat e Specializuara në Hagë, do të fillojë ditën e sotme seanca për dëgjimin e dëshmitarit të katërt në gjyqin kundër ish-pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Salih Mustafa.

Salih Mustafa, ose i njohur ndryshe si komandant Cali për UÇK akuzohet se ka kryer krime lufte gjatë konfliktit në Kosovë. Ai akuzohet nga prokuroria e specializuar se ka torturuar, vrarë dhe trajtuar mizorisht disa persona në një kompleks ndalimi në Zllash, Kosovë, në prill të 1999.

Mustafa i ka kundërshtuar të gjitha akuzat dhe ka deklaruar se është i pafajshëm. Gjatë seancave ka kërkuar shumë shpesh mos të jetë në sallë pasi nuk ndihej mirë për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike.

Gjykimi ndaj tij ka nisur më 15 shtator 2021, dhe gjatë seancave të mëparshme janë dëgjuar tre dëshmitarë të mbrojtur, fytyrat e të cilëve janë mbuluar dhe zëri është modifikuar për të mos lejuar identifikimin e tyre. Aktakuza ndaj Salih Mustafës, ish-komandantit të UÇK është konfirmuar më 12 qershor 2020.

“Aktakuza e konfirmuar përcakton se afërsisht midis 1 prillit 1999 dhe 19 prillit 1999, në një kompleks ndalimi në Zllash, Kosovë, u kryen krimet e ndalimit arbitrar, trajtimit mizor dhe të torturës kundër të paktën gjashtë personave. Gjithashtu, në aktakuzë thuhet se në një datë midis 19 prillit 1999, ose rreth kësaj date, dhe rreth fundit të prillit 1999, në atë vendndodhje u vra një i ndaluar”, ka deklaruar Gjykata Speciale.

Salih Mustafa akuzohet për forma të ndryshme të përgjegjësisë penale, si: ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme si krime lufte të kryera gjatë konfliktit të armatosur jo ndërkombëtar në Kosovë, ose në funksion të tij, akuza të cilat i ka mohuar me vendosmëri.

Kosova një hap më pranë anëtarësimit në KiE,

Petkoviç: Pranimi i Prishtinës zyrtare, gjest armiqësor karshi Serbisë

Vuçiç dhe Dodik trazojnë sërish Ballkanin

Dy liderët bashkojnë forcat për të shpallur “Botën Serbe”

“Serbia do shpallet shtet gjenocidal!”

Deklarata ‘bombë’ e Vulin: Dodik do arrestohet

Shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe reagon ashpër ndaj KiE

“Anëtarësimi i Kosovës, një gjest armiqësor ndaj nesh”