MENU
klinika

Edhe Granit dhe Taulant Xhaka

Vëllezërit që luajtën bashkë dhe kundër në kombëtare

07.10.2021 - 12:55

Deschamps ka grumbulluar Lucas dhe Theo Hernandez, që për herë të parë mund të luajnë bashkë me fanellën e Francës. Nuk do të ishte rasti i parë i vëllezërve të bashkuar nga kombëtarja: nga vëllezërit Lukaku te vëllezërit De Boer, deri te vëllezërit Hazard. Më pas janë edhe ata që, me dy kombëtare të ndryshme, janë përballur si kundërshtarë.

THEO dhe LUCAS HERNANDEZ (Franca) – Njëri është mbrojtës i Milan-it, tjetri një shtyllë e Bayern Munich. Jën bashkuar te kombëtarja franceze, të grumbulluar bashkë për herën e parë. Për Theo-n është grumbullimi i dytë (ka debutuar në shtator kundër Finlandës), ndërsa Lucas është një veteran që ka edhe një Kupë të Botës në koleksionin e tij.

YAYA dhe KOLO TOURE’ (Bregu i Fildishtë) – Shokë skuadre në kombëtare (një Kupë e Afrikës e fituar bashkë ), por edhe në klub: bashkë kanë luajtur te Manchester City nga 2010 në 2013: Kolo si mbrojtës, Yaya si mesfushor.

BRIAN dhe MICHAEL LAUDRUP (Danimarka) – Dy kolona të kombëtares së tyre, janë ndarë në momentin më të rëndësishëm, e Michael që ka prishur marrëdhëniet me trajnerin dhe nuk është grumbulluar në Euro 1992 (më pas i fituar në mënyrë të befasishme nga Danimarka).

FRANK dhe RONALD DE BOER (Holanda) – Binjakë, një karrierë në krah të njëri-tjetrit: tek Ajax, Barcelona, Glasgow Rangers, dhe në kombëtare. Frank si mbrojtës, Ronald si mesfushor.

JORDAN dhe ANDRE’ AYEW (Gana) – Një familje futbollistësh: vëllezër dhe fëmijë të të madhit Abedi Pele. Është edhe një i tretë, Abdul, edhe me disa grumbullime në kombëtaren ganeze.

EDEN dhe THORGAN HAZARD (Belgjika) – Fëmijë të dy ish-futbollistëve, që kanë sjellë në botë katër futbollistë. Eden dhe Thorgan kanë arritur të dy në kombëtare, me të parin që luan te Real Madrid dhe i dyti te Borussia Dortmund.

GARY dhe PHIL NEVILLE (Anglia) – Dy vite diferencë, më shumë se një dhjetëvjeçar bashkë (1991-2005) te Manchester United, që nga ekipet e moshave, duke ndihmuar Djajtë e Kuq të shkruajnë historinë. Me kombëtaren angleze, 85 grumbullime për Gary, 59 për Phil.

RONALD dhe ERWIN KOEMAN (Holanda) – E kanë nisur bashkë te Groningen, më pas rrugët ndahen: Ronald tek Ajax dhe më pas PSV, ku ka shkuar edhe Erëin, por pasi “Rambo” ishte transferuar te Barcelona. Janë ribashkuar te kombëtarja holandeze dhe në darkat e familjes, me Len (djali i Erëin) që ka ndërmarrë të njëjtën rrugë.

ROMELU dhe JORDAN LUKAKU (Belgjika) – Jordan në rolin e mbrojtësit, Romelu në atë të sulmuesit, një nga më të mirët në botë. Të dy kanë qenë te moshat e Anderlecht, si kundërshtarë janë përballur në Serie A, në sezonin 2019-20 me fanellat e Lazio-s dhe Inter-it.

FRANCO dhe GIUSEPPE BARESI (Italia) – Simbole të Milanos së futbollit për vite të tëra, flamuj respektivisht të Milan-it dhe Inter-it. Shumë kryqëzime në derbi, ndërsa në kombëtare kanë luajtur bashkë vetëm dy herë: me Under 21, në 1980-ën, dy ndeshje kundër Bashkimit Sovjetik në harkun e shtatë ditëve.

DIEGO dhe GABRIEL MILITO (Argjentina) – Princi sulmues dhe mbrojtësi Gabi kanë luajtur bashkë edhe në Spanjë, te Zaragoza. Më pas, Diego është transferuar në Serinë A (Genoa dhe Inter, vendimtar në vitin e Triplete-s), ndërsa vëllai është transferuar te Barcelona.

ALEKSEJ dhe ANTON MIRANCHUK (Rusia) – Lokomotiva Moskës në fillim dhe më pas Atalanta për fantazistin Aleksej, ndërsa ka qëndruar në Rusi binjaku Anton. Janë ribashkuar në kombëtare.

FILIPPO dhe SIMONE INZAGHI (Italia) – Të dy sulmues, të dy trajnerë sot. Bashkë në kombëtare? Vetëm në një rast, dhe për pak minuta: miqësore me Anglinë në nëntorin e vitit 2000, Pippo e ka nisur si titullar, Simone është aktivizuar në minutën e 61-të dhe kanë luajtur krah për krah deri në minutën e 72-të, kur Trapatoni ka ulur në stol të parin.

GIOVANI dhe JONATHAN DOS SANTOS (Meksika) – Kanë qenë bashkë në ekipet e moshave të Barcelona-s 0 të dy janë konsideruar mes talenteve më premtues të viteve 2000 – dhe te kombëtarja, duke fituar bashkë Gold Cup të 2015-ës.

GRANIT dhe TAULANT XHAKA (kundërshtarë në Zvicër-Shqipëri) – Ekzistojnë edhe vëllezër që, në kombëtare, kanë qenë kundërshtarë, me dy fanella të ndryshme për shkak të dy pasaportave të ndryshme (dhe kombëtareve të zgjedhjura). Në Zvicër-Shqipëri, ndeshje hapëse e Euro 2016, Granit e Taulant Xhaka janë përballur në fushë.

JEROME dhe KEVIN-PRINCE BOATENG (kundërshtarë në Gjermani-Ganë) – Ka ndodhur më parë në Botërorin e 2010-ës dhe të 2014-ës, kur Gjermania dhe Gana janë vënë përballë njëra-tjetrës në fazën me grupe dhe dy vëllezërit, fëmijë të të njëjtit baba, por me mama të ndryshme, janë përballur si kundërshtarë.

THIAGO ALCANTARA dhe RAFINHA – Nuk kanë qenë kurrë kundërshtarë me kombëtaret dy fëmijët e të madhit Mazinho, Thiago Alcantara (që ka zgjedhur kombëtaren spanjolle dhe luan te Liverpool) dhe Rafinha (lojtar i kombëtares braziliane dhe i PSG-së). Janë përballur në Champions League në një rast, Barcelona-Bayern e 2015-ës.