MENU
klinika

"Unë mendoj se mund të ketë një mbështetje”

Vettingu në politikë? Nazarko: SHBA pro pastrimit

22.10.2021 - 08:54

Shtylla e strategjisë opozitare është bazuar te tre amendamentet e depozituara në Kuvend për reformën zgjedhore, territoriale dhe mbi të gjitha vettingun në politikë. Nisma për kontrollin e politikanëve e rrëzuar tre vite më parë nga shumica socialiste nuk dihet nëse edhe në tentativën e dytë do të PD-së do të ketë të njëjtin fat.

Analisti Mentor Nazarko mendon se SHBA do të mbështesë vettingun në politikë për të pastruar këtë klasë.

SHBA duan që këtu të ketë një shtet funksional. Unë mendoj që ndoshta edhe kjo ambasadore do të dëshironte që ta përkryente atë reformë e cila mund të jetë menduar në fillim nga miqtë tanë ndërkombëtarë që ta realizojë edhe spastrimin e politikës. Në cilat terma do të jetë vettingu nuk di të them. Unë mendoj se mund të ketë një mbështetje dhe i bindur” tha ai.

Ish-funksionari në kohën e qeverisjes së PD-së, Gjergj Bojaxhi thekson se nëse vettingu në politikë do të futet në fuqi duhet të bëhet edhe për familjarët e njerëzve që kemi zgjedhur për të na drejtuar. “Nëse bëhet me të njëjtin standard si me gjyqtarët dhe prokurorët, 95% e politikanëve i kap” tha ai.

Kryetarja e Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, Klotilda Bushka e ftuar mbrëmjen e sotme në “LOG”, kur u pyet se çfarë do të bëjë PS-ja nëse partnerët ndërkombëtarë do ta kërkonin vettingun në politikë, u shpreh se “Në procesin e dialogut është e rëndësishme që të bien palët në Kuvend dakord, gjithmonë kemi pasur një qëndrim të ulemi dhe të flasim të gjithë. Do të ishim mirë të uleshim dhe sigurisht ne do të na duhet ekspertiza e partnerëve dhe qëndrimi i tyre si i kemi strategjikë në bashkëpunim” tha ajo.