MENU
klinika

Pëllumb Kulla

Vjershë, me një kal e një gomar!

14.10.2021 - 14:25

        Fjalën që po nis, do ta kisha edhe më të gjatë, nga sa do ta vini re, por po e le, ta kem të plotë në 100 vjetor të Dritëroit!

Është nder për mua ftesa dhe pjesëmarrja në këtë Konferencë.

Falënderoj kryetarin e Akademisë, organizatorët dhe përshëndes të gjithë pjesëmarrësit.

Dikur, nuk ishte e përditshme ta lexoje të botuar një novelë në të cilën një ish partizan merr për grua të bijën e një armiku të pushkatuar nga ai vetë! Nuk patmbetur mëkat pa gjetur vend në atë novelë!… Ishin dy bashkëfshatarë këta, qënë vite fshati dhe tërë krahina,i mbante mend teksa ia merrnin këngës në një dyshe të harmonishme: Njëri e niste dhe tjetri, i bënte një iso, që të thoshe “Qepua, o Zot gojët bilbilave, se tani kemi këta të dy!” Erdhi koha e këta dy bilbila lufta i ndau. Dhe autorii ve të dy në një kryesituatë të zjarrtë para pushkatimit: ballisti ia merr këngës më të bukur që ua njihte bota të dyve. Dhe shoku i tij i hershëm, kyi Çlirimtares, i mban ison dhe pastaj ia mban në lule të ballit dhe e ekzekuton!

Në cilat rrethana qiellore e tërhiqte muza e hazdisur poetike këtë autor?!

Vepra u ndalua pa iu tharëende boja e shtypshkronjës. Ishte shkelur një nga tabutë e themelit!

Dhe ky shkrimtar që theu kryekanonin që i kërkonte mospajtimin klasor, ishte kreu i shkrimtarëve, Dritëro Agolli!

Njerëzit nuk e zgjedhin as vendin, as kohën kur do të linden. Ishte një gjysmë shekulli ai që ne i kemi thënë diktaturë me cilësitë e huazuara nga përvoja staliniane. Në Shqipëri më shumë se në çdo vend satelit të Moskës, përmbi letërsinë dhe artet, qe shtrirë hija e Zhdanovçinës, doktrinës famëkeqe, që i donte ato, letërsinë dhe artet, të ishin doemos të politizuara dhe tendencioze.

Le të falënderojmë hyjnitë,qëna lumturuan duke na dhuruar bashkëkohës të ndritur, si jubilarin që kujtojmë sot, Ismail Kadarenë, Jakov Xoxën, Qamil Buxhelin e të tjerë në gjinitë e arteve, qëmë shumë se për vlerat krijuese, duhet t’u jemi mirënjohës përangazhimin e madhqë të shpëtonin letrat shqipe nga flama që sapo përmenda, për t’i shpënë letërsinë dhe artet në kufijtë e mundshëm të dinjitetit, për t’u dhënë atyre bukuri dhe përjetësi.Ua dhanë, po nuk i shpëtuan dot pa përndjekje dhe pa plagë, nga dhëmbët e çensurës së egër.

Veçojmë Dritëroin, meqë u ngarkua të ishte i parënë atë lëmë. I duhej të ishte dhe komandant dhe ushtar, nga ata ushtarë që vuajnë tundimin e madh për të dalë nga rreshti. I duhej të mos ishte zyrtar, si ata që në satirën e tij të gjerë i vuri në shënjestër për karrierizmin dhe llomotitjet demagogjike. Iduhej të ishte besnik edhe në dashurinë e pamatë për krijimtarinë e vet. Ia njihte vetes natyrën e tij frelëshuar, pra i duhej të qe edhe i kujdesshëm ndaj rreziqeve.

Se ai, Dritëro Agolli qe zgjedhur për të qenësh e mbylli!

Këtë ai nuk e pat vështirë kur i duhej t’i këndonte luftës për çlirim dhe atyre arritjeve të shquara historike, që pas lufte nuk i munguan vendit, të këndonte për njerëz që djersitnin nëarat e jetës.

Por mendimtari i mprehtë nuk ishte i verbër për të mos parës hëmtimet rreth e qark, karakteret që shtrembëronte koha, padrejtësitë, prodhimtarinë letraro-artistike mediokre dhe servile, luftën e përjetshme, kriminale, klasore…

Apeli i bukur i ndërgjegjes, këtij intelektuali dhe artisti të shquar i thërriste të “këndonte” edhe për to…

Mjetet letrarë, alegoria, parodizimi

Një herë u mata ta nisja kët’ kumtesë me një vepërzë të vogël, të vogël si shtat, por të madhe dhe të rëndë si përmbajtje. Mund t’ju sillja të shijonit vargjet e një fabule…

Kalonin në një shteg të ngushtë mali

Gomari para, pas gomarit kali.

Të dy me thasë të ngarkuar mirë,

Nga vapa të munduar e djersirë.

Fshatari donte shpejt në fshat të arrinte

Dhe kalit vitheve me shkop i binte.

Po kali më në fund durimin humbi,

E ngriti bishtin dhe samarin tundi:

“Mbaj dorën, se ta hedh përdhé samarin!

Ti para meje, pse ma nxjerr gomarin?

E nga të shkoj s’di fare unë i ngrati,

Kur rrugën ma ka mbyllur veshëgjati?

Përpara nxirrmë mua që mos vuash

Dhe rrihe pastaj gomarin sa të duash!

Janë ca vargje, që vjershëtorëve nuk u duan mundim për t’i thurrur. Vjershë, me një kalë dhe një gomar! Këtë e recitojnë me endje dhe fëmijët e shkollave, që nuk ia dijnë arsyen që e pat sjellë këtë kryefabul në dritë. Por domethënien e saj e dijnë shumë mirë të rriturit. Ata të rriturit plot shëndet, nëpër kate dhe përgjegjësira!

E pra, kët’ fabul që askush nuk e përbuzi, askush nuk i vuri kryqin dhe nuk e shpalli heretike dhe nuk e pengoi që autori ta botonte sa herë të donte, neve nuk na e lejuan kurrë ta ngjitnim në skenë dhe në televizion!

Është një fabul emblematike. Është palca e satirës agolliane në horizontin e gjerë të Shqipërisë socialiste. Autori ynë i shquar e pat shtrirë figurshmërinë e saj në tërë prurjen e tij satirike. Atë e gjen në kryeveprën “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo” Bile me këtë emblemë nisin edhe dy faqet e para, ku “kuajt”, Araniti dhe Demka kanë përpara vetes ca “gomarë” me Zylon, qëështë vënë të çajë shtegun e malit. Gjejmë plot gomarë që kanë zënë shtigjet e malit edhe nëdramat, tregimet, fejtonet dhe romanete autorit.

Përparimi i një vendi është i dështuar, apo së paku i vonuar, sapo aty ku duhet udhëhequr, nuk vihen më të zotët, më të ndriturit.

Dhe për këtë ky autor udrejtoi atyre, gomarëve, majën e mprehtë të satirës së tij. Zyloja i romanit satirikështë një gjetje madhore, Shoku Zylo është më shumë, shumë më tepër, se një drejtor i një drejtorie për problemet e kulturës. Goditjen pae cilësuar për ata më lart, satiriku i madh na e sjellme Zylon, një imitator udhëheqësash, portretet e të cilëve tundeshin me bishta dërrase përmbi kokat e turmave festive që parakalonin 1 majve dhe 29 nëntorëve. Gjuha e folur e Zylos, është një gjuhëepokale. Zyloja ndjen brenda tij madhështinë. Flitej se ai shkoi në spital të vizitonte babanë e vet dhe aty e shoqërojnë drejtori i spitalit dhe tërë mjekët e shquar tëatij institucioni. Autori të mrekullontek inskenon këtëtabllo groteske. Tregohet se pasi viziton babanë, Zyloja, i ndjekur nga e tërë shpura mjekësore me bluza të bardha,ndalon nëpër krevatët e tësëmurëve të tjerë. E u jep zemër atyre. Dhe tërë doktorët pas tij tundin kokat. Flitej se Zyloja, drejtori i një drejtorie të kulturës, (të kulturës! Phë!)pat ndaluar në mes të rrugës një autobus të ri dhe ky farë drejtoriish parë “t’i rrihte shpatullat shoferit dhe ta porosiste atë, qëta kish kujdes dhe ta ruante autobusinsi sytë e ballit,.. për të mirën e popullit punonjës të Shqipërisë socialiste”?

A nuk është ky një parodizim uluritës i udhëheqësve të vendit? Dhe kuptohet qartë se në tabelën e qitjes, vetvetiu, edhe një autor peshëmadh, si Dritëroi, nuk vinte dot mëshumë se një drejtor!

Kritiku gjerman Peter Korte, vë re: “Tonin e rëndë prej mburravecësh të funksionarëve, që abuzojnë me frazat e Marksit dhe të Engelsit, ne në Gjermani, e konsiderojmë si zhurmë të uzinave të perandorisë lindore të Honekerit.” Dhe Korte shpreh habinë: “Një portret i tillë satirik, si ai që skalit Agolli, sipas gjithë përvojës sonë historike, zor se do të mund të gjente mëshirë te censuruesit. Një gabim i censurës, pra? Apo një dredhi tepër e poshtër e Enver Hoxhës?”

Është një dëshmi e mrekullueshme, bile tronditëse, se si një figurë është aq dhelpërisht e gjetur, sa që censorët preferojnë, më mirë të mos e zenë në gojë, sesa ta përcaktojnë objektin që goditet.

E meqënëse kritiku gjerman na kujtoi Enver Hoxhën, lemëni të përmend njërin, nga disa, episode mjaft të njohur, teksa Dritëroi befasonteme përgjigjet që i kthente Hoxhës.

Udhëheqësi pat thirrur në Sekretariat ministrin e Arsimit. Kishin ftuar edhe Dritëroin, në cilësinë e Kryetarit të Lidhjes së Shkrimtarëve.

Të parit të vendit i paskëshin ardhur letra me ankesa për një rregullore, sipas të cilës, në universitet lejohej të shkonte vetëm njëri nga fëmijët e një familjeje. Nga ky rregull i mbrapshtë, rrjedhimisht do të mbeteshin pa studime të larta fëmijët e tjerë të asaj familjeje, edhe kur këta shfaqnin, dukshëm, më shumë vullnet dhe talent, më mirë të mos e zenë në gojë, se sa ta përcaktojnë objektin që goditet.

E meqenëse kritiku gjerman na kujtoi Enver Hoxhën, le të kujtojmë dy episode mjaft të njohur me të, teksa Dritëroi befason dhe zbavit me përgjigjet që i kthen atij.

Ai i ka shpjeguar liderit, që po e pyeste një ditë, se si janë përfaqësuar personazhet pozitivë të gjinisë femërore në letërsinë e realizmit socialist. Dhe i kërkonte që i pari i shkrimtarëve të linte temat e luftës dhe të tregonte heroinat në këtë luftën tjetër, në këtë të ndërtimit të socializmit në fshat dhe qytet, rolin e tyre në administratë…

Poeti i shquar e përdridhte shpjegimin duke thënë se ato ishin të forta, të vendosura, parimore, luftarake… Dhe i numëroi edhe njëzet epitete të tjera për to.

“Më qartë, nuk ma thua dot?” u qa i madhi i partisë.

“Po ja, bre shoku Enver, si të ta them më shkoqur… Ato janë luftarake, i mbrojnë parimet me zjarr, ndeshen flakë për flakë me burrat, godasin tavolinat me grusht, hahen sy për sy e dhëmb për dhëmb…”

“Si mirë, po më duken,” shprehu kënaqësinë Enver Hoxha. “Ty, Dritëro, të pëlqejnë kështu si paraqiten?”

“A më pëlqejnë mua? Si të them? Shkurt, o shoku Enver, unë me një nga këto, heroinkat tona pozitive, nuk do të martohesha kurrë!”

Në një rast tjetër udhëheqësi pat thirrur ministrin e Arsimit në Sekretariat. Patën ftuar edhe Dritëroin, në cilësinë e Kryetarit të Lidhjes së Shkrimtarëve.

Kreut të shtetit socialist i patën ardhur disa letra me ankesa për një rregullore të padrejtë, sipas të cilës në universitet lejohej të shkonte vetëm njëri nga fëmijët e një familjeje. Nga ky rregull i prapë mund të mbeteshin pa studime të larta fëmijët më të vegjël, edhe atëherë kur këta shfaqnin dukshëm më shumë energji, më shumë vullnet dhe talent.

Këto ankesa Enver Hoxha ua shtroi para të ftuarve në zyrën e tij.

“E quan të drejtë ti, Dritëro, këtë rregull tonin?” e pyeti poetin.

“Nuk e quaj,” tha Dritëroi. “Ce kjo krijon përshtypjen, sëkur Shqipëria jonë socialiste, në këtë krahasim, është më prapa edhe nga perandoria otomane!”

Të pranishmit me siguri do kenë lëvizurme shqetësim.

“Ce ja, bre shoku Enver, në atë Turqi otomane, universitetet pranuanë dhe Abdylë dhe Naimnë dhe Saminë, që sëkur ata të paskëshin lindur në këtë kohën tonë, të socializmit, aha, vetëm Abdyli do të merrte…”

Hoxha kish përplasur një dosje që iu gjend përpara dhe i qe shkrehur ministrit: “Shko dhe ma ndreq këtë rregull! Do të mbash përgjegjësi të rëndë për këtë!”

Duke dalë nga zyra e të madhit, ministri, dyllë i verdhë, dukej sikur do të përmbysej dhe do të vinte në fund të shkallëve.

“Dritëro, ç’më bëre me ata Frashërillnjtë!” belbëzonte. “Dhe nuk kam asnjë faj. Këtë rregull… urdhrin për të vepruar kështu, ai vetë ma ka dhënë! Vetë, i madhi!”

“Po ce-o nuk ia the aty, në sy?!” ia ktheu Dritëroi.

“Pu-pu-pu!” ia bëri ministri. “Nuk ia thosha dot. Na djallose me atë të Frashërllinjve!”

Njerëzitvinin re që poeti i madh gëzonte simpatinë e diktatorit. Ndihej që ai e trajtonte miqësisht personazhin tonë. I pëlqente karizmën dhe natyrën e tij popullore, tëçiltër e të mprehtë. Dhepër këtë miqësi merita ishte e tëra e poetit dhe jo e shefit të tij! Të cilit, për armiqësitë, po, nuk ia kalonte kurrkush! Se Enver Hoxha do të mbetet në histori si ca burra shteti shqiptarë, që janë përherë shtatzënë dhe nuk pushojnë e nuk pushojnë kurrë së pjelli armiqtë e vet!

Me këtë përfitim Dritëro Agolli i pat të zgjeruar kufijtë e lirisë së tij. Ama nuk hoqi dorë kurrë së akumuluari ato, që do t’ia thosh më vonë udhëheqësit. Por fundi i sistemit totalitar qe larg, Kongresi i dhjetë akoma më larg. Dhe erdhi ajo dita e atij kuvendi historik të komunistëve shqiptarë, ku ky burrë i madh do të shpaloste autopsinë e regjimit të vdekur.

Edhe sot Agolli mbetet i vetmi që bëri atë akt.

Meaculpan e regjimit diktatorial e bëri i fundit individ, që duhej ta bënte atë. Ishte ai fjalim një shfaqje madhore e një personaliteti me përmasa historike.

Unë, në hapësirat e Dritëroit

Veprës së shkrimtarit të shquar, që po i përkujtojmë sot Ditën e Lindjes, unë i jam qasur së pari si lexues i thjeshtë, admirues i vjershave dhe poemave. Pastaj në petkun e profesionistit të teatrit e kam parë veprën e tij, miell të klasit të parë për magjen e skenës.

Në vitin ‘79 unë mblodha kremin humoristik në të tëra gjinitë e ndryshme që pat lëvruar ai. Përzgjodha vjersha, fabula, aforizma, seksionova, copëza nga dramat dhe romanet. Angazhova aktorët më të mirëtë Fierit dhe ndërtova një spektakël të suksesshëm. Mjalti i deriathershëm i penës së këtij autori ma ëmbëlsonte tërë spektaklin, që u ndoq mjaft dhe u cilësua risi në televizionin e vendit.

Gjatë përvojës sime teatrore, unë e kam sjellë dy herë në skenë krijimtarinë e këtij autori. Sapo përmenda njërën, por lyp lejen të ndalem më tepër në sjelljen e dytë, në atë të dramës “Baladë për një grua.”

Flitej hapur se për dy dramat e mëparshme të Agollit dhe sidomos për romanin satirik, ku mbretëronte figura e Zylos, në aparatin e Komitetit Qendror thartonin fytyrat. Në një analizë studimore mbi dramat, akademiku Shaban Sinani vëren vesin e dyfytyrësisë, si ves të kohës dhe parapëlqimin që kish autori për ta shënjestruar atë. Në ato vepra llafollogët zyrtarë ngjanin sikurkishin zgjedhur të imitonin shefat, që kish sejcili një shkallë sipër vetes. Të gjithë ata flisnin gjuhën parafabrikate të hierarkëve të kohës.

Kishte edhe në dramën e re dyfytyrësa të atij lloji, por vepra përmbante një material dramatik tepër interesant që vjen tërheqës edhe në kohërat që jetojmë.

Një çift i lumtur, intelektualë të klasit të parë, burri shkencëtar bujqësie dhe gruaja inxhiniere, i japin fund jetës së tyre bashkëshortore. Shkak u bë shoqërimi i burrit me një kuadër të lartë, shefin e tij ministër, një miqësi fare e papranueshme nga gruaja. Shihte ajo në atë miqësi një fije servilizmi e ndoshta nja dy arsye edhe më të forta, por të pathëna, të lakmive të eprorit për nusen e mikut të tij. Pas ndarjes së çiftit, qëlloi qëministri përfundon në burg. Buja u bë e madhe! Burri, tashmë i divorcuar nga e shoqja, i nënshtrohet kritikave për shoqërimin me atë element të cilësuar armik. Organizata e partisë propozon përjashtimin e burrit nga radhët e saj. Ndërkohë e shoqja e divorcuar, që po rrit djalin e vogël lindur nga martesa, pëson lumturisht një katapultim: emërohet Kryetare e Komitetit Ekzekutiv!

Duke qënë në atë post, ajo, sipas rregullave të kohës, bëhej automatikisht anëtare e byrosë së partisë në rreth, byro që do vuloste përjashtimin e të shoqit nga partia.

Mbledhja e byrosë ishte një skenë kulmore. Burrin që duhej përjashtuar, anëtarët e byrosëe vlerësonin edhe për punën e tij shkencore, por e shanin ashpër për verbërinë ndajministrit të burgosur. Kish edhe anëtarë që e mbronin dhe nuk ishin dakord për përjashtimin. E fundit foli ish- bashkëshortja. Ajo e kritikoi egër për lidhjen e tepruar me atë individ të prapë, por për aftësitëe mirënjohura, për punën e palodhur që ai bënte, për netët që gdhinte në kërkime, gruaja që e pat braktisur, e vlerësoi, duke shkaktuar në mbledhje një efekt të papritur, kur propozoi që burri isaj i divorcuartë mbahej në parti, si shkencëtar pasionant, me vlera të rralla.

Dhe kështu ndodhi. Burri, për lumturinë e tij, mbeti në parti. Ai i shfaqi gruas mirënjohjen për shpirtmadhësinë e saj dhe i propozoi ribashkim. Por ajo tashmë e vendosur, ia tha copë, se përpara byrosë, nuk e pat mbrojtur për të qepur atë që nuk qepej më.

Një muaj e ca e punova me pasion këtë pjesë, e cila më tërhiqte me bukurinëdhe fisnikërinë kalorsiake të gruas. Por më bezdiste një burokrat i Komitetit të Partisë, i cili nuk e pëlqente dramën, apo ndofta, kish ndonjë urdhër që paralajmëronte vërejtje me karakter ideor. Në një rast tjetër, ata mund të ma ndërprisnin punën e ta hidhnin veprën në kosh, por belaja u vinte, ngaqë autori nuk ish dokushdo, por Shefi i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe anëtar i Komitetit Qendror! Veçse ashtu të shqetësuar nga rreziku i njohur i përgjegjësive të tyre, nuk rrinin pa shënuar ca kundërshtime, që shpresonin se unë do t’ua dëshmoja po t’ua sillte nevoja për t’ua hequrlitarin nga gryka. Shfaqja premtonte sukses dhe kjo i frigonte edhe më shumë. Ndodhte në ato kohëra, që sa më e bukur shfaqja, aq më me dyshim shikohej. Sukseset e bujshme bartnin gjithmonë mina ideore. Vetëm veprat mediokre u siguronin memurëve të komiteteve gjumë të rehatshëm.

Ditën që organizuam një provë, kur aktorët tashmëpatën përvetësuar rolet, erdhi nga Tirana autori.

Pas provës,të pranishmit shprehën kënaqësi dhe na e vlerësuan punën. Autori shfaqi pëlqimin dhe çdo gjë po mbyllej mirë e bukur. Unë nuk po ia ndaja sytë atij instruktorit, që ndiqte diskutimet, dhe pat kyçur gojën.

“A ka më vërejtje të tjera për t’u bërë? Ju, shoku…” iu drejtova instruktorit që nuk pipëtinte. “Meqë kemi autorin ia vlen të shfaqni ndonjë rezervë.”

Ai u ngrit i buzëqeshur:

“Po ja, shoku Dritëro, unë kam merak mos duket si gabim, që ajo, gruaja, e pranon se ish-burri, qënka i vlefshëm për partinë dhe nuk bën më për atë vetë?! A mund të jetë një njeri negativ për familjen dhe të jetë pozitiv për partinë?”

Këtu Dritëroi uli kokën për të përmbledhur mendimet. Kjo i dha ca zemër tjetrit:

“Demek ky qënka i mirë për partinë dhe nuk qënka për familjen! Dhe vetiu, shoku Dritëro, spektatorët do të pyesin: kush është më e rëndësishme, familja apo partia?”

“Familja!” tha Dritëroi, prerë!

Në sallë u bë heshtje e rëndë.

“Dëgjo, ti, instruktor,” vazhdoi i rrahuri me vaj e me uthull, Dritëro Agolli, “ka ca gjëra që ne nuk i themi me zë të lartë, se ky popull nuk është mësuar t’i dëgjojë ato. Një grua sapo e sheh që burri e tradhëton, ajo e dëbon nga shtrati dhe shtëpia. Partia i përbuz e i dënon këto shkarje, por vetëm ndonjë skandal mund ta shtrëngojë partinë ta dëbojë me domosdo atë mashkullin nga radhët e saj. Ne, në parti, kemi meshkuj të tillë! I dijmë dhe mbyllim sytë. Kurse gruas, ai burrë nuk i duhet më. Ajo i thotë: qërromu nga krevati! Partia le të të mbajë e ta paftë hairin! Mbaje dhe ti partinë! Vafsh në djall, tok me të!… Familja, or instruktor, është delikate, se është nyja bazë e shoqërisë njerëzore.“

Nuk ishte gjuhë e përditshme kjo atëherë. Vetëm Dritëroi mund të fliste kështu…

Premiera solli një festë të vërtetë.Për të shijuar përballjen e veprës me spektatorët autori erdhi i shoqëruar me një mikun e tij të afërt, i cili mbulonte sektorin e artit në Komitetin Qendror.

Në përshëndetjen e mbylljes, aktorët u pritën me duartrokitje të zjarrta. Me bravo të shumta, u prit Fatos Sela, ai aktor i mahnitshëm që shkëlqeu në rolin e shkencëtarit, të cilit gruaja i pat treguar udhët. Duartrokitje të stuhishme pritën aktoren e re, Diana Fuat Boçin, në rolin e saj të pare, pas diplomimit në Universitetin e Arteve. Ajo rrëzëllente plot hir e dritë se pat arritur sukses në një shkallë të lartë vështirësie për moshën, duke bërë të sajin autoritetin e një udhëheqseje dhe unë u lumturova për zgjedhjen e asaj vajze në rolin kryesor. Dritëroi do të gjente më në fund, një heroinkë nga ato që “mund ta merrte për nuse.”

Kujtoj me mallëngjim çastin, kur i ftuari nga Tirana për rolin e një fshatari devolli, legjenda Kadri Roshi, me një buzëqeshje të gjerë, me duart e kryqëzuara në gjoks, u dha në paraskenë. U duk sikur u tund Myzeqeja mbarë. Ovacionet, britmat entuziaste dhe fishkëllimat nuk kishin të mbaruar për të kurrorëzuar suksesin e tij.

Autori ynë i shtrenjtë, Dritëro Agolli, e shfaqi pëlqimin e tij me lotë në sy. Atë natë ne i kishim përgatitur atij dokumentat financiarë. Ai i firmosi ato dhe kryellogaritarja i dorëzoi honorarin, që ai ta merrte me vete që atë natë.

Por, ai honorar i bukur, nuk arriti kurrë në Tiranë. Dritëroi ftoi të gjithë artistët, bashkëpunëtorët dhe të ftuarit e largët, në një darkë që shtroi në hotelin kryesor të qytetit dhe i la në restorant që të gjitha paratë që i pat sjellë vepra e tij.

Në dyshe të papërsëritshme, herë me Kadriun dhe herë me aktorin e njohur të estradës, Todi Llupin, me zërat e tyre në harmoni të plotë, Dritëro Agolli, Kryetari i Lidhjes, anëtari Komitetit Qendror, këndoi deri në orën katër të mëngjesit këngët e luginës së Devollit, atij lumi që çan e rrjedh qyshkur u formua trualli tokësor që u takon shqiptarëve, kalon anash qytetit të Fierit dhe derdhet në ujërat e detit aty pranë.

Ishte, ama,në mes të asaj hareje, një çast që më la një cifël të hidhur, që e kam të ngulur edhe sot në kujtesë. Shoku nga Komiteti Qendror, i ulur bri meje në tryezën e restorantit më pëshpërtiti diçka që duhej të mbetej mes nesh, me dëshirën që unë të mos e përcillja tek Dritëroi. I cili ndërkohë po shijonte festën. Miku i tij më tha që n ëdramë ai kish gjetur ca shkelje ideore, por jo e jo, në asnjë mënyrë, nuk i duheshin përcjellë autorit!

Ata u kthyen tok në Tiranë. Dhe, natyrisht,njeriu që mbulonte sektorin përkatës të artit, nuk ia prishi festën Ditëroit e nuk i foli për shkelje ideore në veprën, që sapo panë në skenë. Drama u shfaq dhjetëra herë në Fier dhe një javë plot e përplot në Tiranë, por nuk na e lejuan më shumë. Iu vu kyçi me salla plot! Dhe kurrë nuk na lanë që ta shndërronim në spektakël televiziv.

Dhe për t’i vënë kapakun kësaj historie, shënoj se vjet në mars, një pensionist, dikur sekretar për propagadën në komitetin e Fierit, më bëri me dije se ai pat marrë një vërejtje të ashpër në kartotekën e partisë, pikërisht për mungesën e vigjilencës dhe mos pengimin e një drame që nuk meritonte të shihte skenën. Dhe ai zotëri, dyzet e pesë vjet, nuk e pat vrarë mendjen të shpjegonte përse ajo vepër nuk u ndalua kurrë zyrtarisht?! Aty edhe paradoksi tjetër: si u ndëshkuaka një kuadër i lartë partie dhe mua, tamam mua, fajtorit kryesor, të pavaksinuarit, mua që e pata sjellë në skenë dramën politikisht të gabuar, nuk më pat hyrë asnjë ferrë në këmbë?!

Unë edhe sot e quaj atë vepër, “Baladë për një grua”, më të mirën e dramaturgjisë të të ashtuquajturit Realizëm Socialist.

Këtë po e thotë këtu një regjisor, një dramaturg… Edhe pse objektivitetin mundohem të mos e cënoj nga një mirënjohje e veçantë për autorin. Dhe që lyp ndjesë me pak fjalë, ta shpjegoj mirënjohjen këtu…

Ishte fillimi i vitit 1967, kur kam pirë kafen e parë me Dritëro Agollin. Isha aktor i panjohur dhe regjisor akoma më i panjohur. Desha t’i kërkoja ndihmë një gazetarit 35-vjeçar, por mjaft karizmatik të gazetës më të madhe të kohës. Më patën dëbuar nga teatri i Vlorës dhe dërguar në një gurore, pa shpjegim përveç asaj që dihej, se kisha njërin gjysh të pushkatuar dhe tjetrin të arratisur. Intuita më pat shpënë tek Dritëroi.

Qëndrimi i çdo zyrtari të kohës, ndaj një njeriu të tillë pa ndonjë emër, do të ishte që ai të mos lëvizte fare për të ardhur në ndihmë. Zyrtarët në rreshta, ashtu vepronin. Por Dritëroi e mori për zemër, doli prej syresh dhe trokiti fort në KQ, bisedoi me personalitetet vendimmarrës të Vlorës. Si gazetar i organit zyrtar të partisë, ai ngulmontepër shpjegime të sjelljes ndaj meje. Ishte thjesht një apel ndërgjegjeje pa asnjë interes nga unë, që as artist kisha patur kohë të shfaqesha dhe as shkrimtar isha bërë. Ku nuk trokiti ai burrë! Dhe nuk arriti dot të ma zgjidhte ngërçin, natyrisht. Por ja, aty e pat origjinën mirënjohja ime e pakufishme! Se mirënjohjen e pjellin përpjekjet, jo vetëm rezultatet.

Unë atë ditë e njoha njeriun për të cilin po flas sot. Më vonë, mua më ecën mbarë punët në skena, ekrane dhe në fushën e shkrimtarisë.

Në një nga të shtunat e tridhjetepesë viteve më parë, telefoni i shtëpisë time në Fier, më thirri të merrja dorezën. Ishte Sadija, zonja e Dritëroit. Ajo më transmetoi porosinë e të shoqit, që të nesërmen nuk duhet të harroja të blija gazetën “Drita”.

“Nesër, aty, mes vjershave të reja të Dritëroit, do të gjesh një vjershë që të kushtohet ty,” theksoi ajo.

Ky njoftim natyrisht më emocionoi mjaft dhe e falënderova çiftin Agolli, për këtë dëshmi të miqësisë.

Të nesërmen mora gazetën dhe kërkova ciklin me poezitë e tij. Nuk gjeta kushtim. Dhe u vura t’i lexoja poezitë, qetësisht, një e nga një. Ishte njëra me dy strofa që titullohej “Këndon një zog” dhe tregonte se si një njeri i keq mundohej ta vriste zogun “që këndonte bukur”. Dhe donte ta vriste i shtytur nga një mëri e gjatë, “pasi vërtet këndon bibili bukur/ po gjyshi i tij i pat bërë glasë!”

Kjo ishte vjersha. Paralelizmi me tingull politik ishte i qartë dhe natyrisht, poeti ishte në anën e bilbilit.

Nja tetë vjet më vonë, kur isha i angazhuar me shërbimin diplomatik, u ktheva për ca ditë në atdhe. E gjeta mikun tim me korrje të begatshme. Pat botuar disa libra dhe m’i dhuroi. Bëri autografin e parë dhe ma dha teksa gishtin e kish mes faqeve të librit.

“Lexo aty,” tha, ”e kam përfshirë edhe atë vjershën.”

“Këndon një zog” ishte aty. Poshtë titullit, me gërma të spikatura ishte dhe kushtimi me emrin tim.

Buzëqesha dhe nuk m’u ndenj pa e thumbuar: “Ky, kushtimi, atëherë në gazetën ”Drita”, nuk pat qenë!”

“Si nuk…?! Unë për ty e shkrova. Bile porosita Sadijen, të ta thosh në telefon.”

“Ne biseduam,” e përforcoi Sadia e prekur. “Unë të mora ty dhe të tregova. Ti m’u lute, të falënderoja Dritër…”

“Nuk e mohoj që Sadija më bëri me dije,“ vazhdova unë duke qeshur “dhe në vjershë kuptohej që bilbili isha unë… Por ky kushtimi këtu është shkruar tani, në vitin ‘94! Para tetë vjetësh, në gazetë mungonte!”

“Po ti, mos u bëj budalla,” u nxeh Dritëroi. “Kush ma botonte mua atëherë këtë kushtim?!”

“Pse jo?! Ti ishe i Madhi i Lidhjes së Shkrimtarëve!…”

“Hajde, hajde!” shfryu Dritëroi. “Ti atëherë ke qenë prapa botës, apo kërkon të tallesh me mua?! E bukur mirënjohje, kjo e jotja!”

Do të më vinte shumë keq, nëse dikush, gjatë leximit të historisë së kësaj vjershe, do tëmëketëparë si njeri që i tund vetes erashkën. Që gjen rastin dhe përdor këtë tubim, të flasë për veten. Më ndjeftë Zoti! Vjersha e poetit të shquar nuk është për mua. Nuk është një dekoratë. Nuk ia vlente ta përmendja, po të mos i qe kushtuar ajo një artisti të ndershëm, punëtor, me ca pararendës që mbaheshin për mëkatarë dhe i duheshin asaj kohe, për veçime. Ky kuadër i lartë i partisë enveriane ia kushtonte atë një njeriu të papërshtatshëm! Ajo nuk ishte një vjershë dashurie! Tërë vjershat e dashurisë do tëishin banale përpara saj! Ajo ishte shumë e shumë më tepër se aq! Dritëro Agolli edhe këtë radhë kishte dalë nga shinat, kishte braktisur rreshtin! Atë rresht të neveritshëm, ku ai ishte njësoj si njëqind të tjerë, njësoj si njëmijë, si një milion e mbase miliardë të tjerë, që mbi këtë planet formojnë ca shkretëtira uniforme, më të llahtarshme se Saharaja! Ai, me atë poezi kishte bërë një përqafim dashurie.

Një përqafim i tillë, pesë vjet më parë, pat vrarë një kryeministër!

Dhe ky personalitet nuk e kishte për herë të parë këtë. Disa herë pat shkelur kanonet në bëmat e tij dhe në krijimtari. E pat bërë kauzë të tijën përkrahjen time, të Qiriazëve, Nazarkove, Ndrenikave, artistëve dhe shkrimtarëve me cene, cene që s’i duronte partia.

Me tabutë që shkeli në tërë fushat e krijimtarisë së vet,me prekjen e shëmtimeve që nuk duheshin përmendur, Dritëro Agolli dolli nga vitet e diktaturës me vëllime të hequra nga qarkullimi, me drama të kyçura e vjersha të damkosura… Ai dolli të mbetej i pari i shkrimtarëve, por, paradoksalisht edhe një nga më të çensuruarit. Në veprën e tij ne shohim, me shumicë, paralele të rrezikshme, metafora eksplozive, alegori të panumurta që ia diktonte ndërgjegja e tij prej krijuesi të ndershëm, që s’e linte të qetë vëzhgimi i vet i mprehtë dhe sensi i jashtëzakonshëm i humorit.

Ai bëri rrugën e tij të vështirë, të bukurdhe çapkëne, me dyzimin e rrallë të cilit nuk iu shqit dot. Ishte dyzimi i të qënit edhe komandant, edhe ushtar, nga ata ushtarë që s’i le rehat tundimi i të dalit nga rreshti. E ndillte magjia e atij mëkatit, që Andrej Zhdanovi nuk e falte.

Rreth lëmit ku ishim,qenë ngriturtela të lartë, me gjemba.

Kurse ai dinte sesi të ishte edhe kufitari, edhe i arratisuri!

Janë të paktë dhe të rrallë ata njerëz, si Dritëro Agolli, tek të cilët karakteri njerëzor, vepra letrare dhe aksioni qytetar të jenë aq fort të shkrirë tok!

Ndjesë për zgjatjen! Sinqerisht, ndjesë! Kisha edhe për më gjatë, më besoni! Faleminderit për vëmendjen!..

 

*Fjala e mbajtur në ceremoninë në nder të Dritëro Agollit

Nga: Pëllumb Kulla

 

**Titulli, redaksional…/Konica.al

U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit