MENU
klinika

"Nuk krijon ngërç kushtetues"

Zgjatja e mandatit të vettingut, Bardhi: S’është prioritet

20.10.2021 - 13:06

Deputeti i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Integrimit, tha se zgjatja e mandatit të vettingut, nuk është prioritet. Sipas Bardhit nuk krijon asnjë ngërç, pasi kushtetuta ka parashikuar zgjidhjen.

“Për fat të keq edhe pasi kemi hyrë në vitin e gjashtë ka zero rezultate në raport me të dyja objektivat madhore që kishte reforma në drejtësi. Në se vazhdojmë me të njëjtën njësi matëse edhe kur të jemi në vitin e 16 do të quajmë sukses që po plotësojmë gjykatat e  apelit. Kjo ka sjell të kundërtën e asaj që prisnin qytetarët. Nuk bie dakord që të anashkalohen prioritetet e procesit të integrimit në raport me reformën në drejtësi. Siç është fjala vjen zgjatja e mandatit të vettingut, nuk është prioritet sepse nuk ka asnjë ngërç kushtetues në atë drejtim. Kushtetuta ka dëshmon zgjidhje, ishin ata që në 2018 shkurtuan gjysmë për gjysmë stafin mbështetës të organeve të vettingu-t. Asokohe opozita ngriti zërin që stafet të ishin të pajisur me burime njerëzore të mjaftueshme. Kërkesa nuk u mor në konsideratë, numri i këshilltarëve u përgjysmua.” u shpreh Bardhi.