MENU
klinika

"Vota për VV-në, zgjidhja optimale"

Zgjedhjet lokale në Kosovë, Kurti thirrje elektoratit

10.10.2021 - 16:42

Teksa ka mbetur një javë nga zgjedhjet lokale në Kosovë, kryeministri i vendit, Albin Kurfti me anë në të një videomesazhi i ka bërë thirrje shtetasve të Kosovës që të votojnë kandidatët e Lëvizjes VetVendosje.

Në një status në Facvebook ai është shprehur se programet dhe kandidatët e VV-së do të bëjnë të mundur kthimin në ‘identitet’ të komunave.

‘Tash që i ke ndezur motorat, ndezi edhe turbinat, e në këtë javën e fundit ta tejkalojmë çdo parashikim, siç kemi bërë gjithnjë në zgjedhjet e kaluara.
Sepse bashkë do të qeverisim.’-shkruan ndër të tjera Kurti.
Postimi i plotë:

Qytetar i dashur!
Kjo është java e fundit!
Voto programin konkret dhe kandidatin e Lëvizjes, që ta kthejmë komunën nga e mbara.
Aktivist i dashur!
Tash që i ke ndezur motorat, ndezi edhe turbinat, e në këtë javën e fundit ta tejkalojmë çdo parashikim, siç kemi bërë gjithnjë në zgjedhjet e kaluara.
Sepse bashkë do të qeverisim.
Voto 144.